• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shoferi që u shpall fajtor për 45 vik tima, prokurori: Asnjë ndëshkim 

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Shoferi që u shpall fajtor për 45 vik tima, prokurori: Asnjë ndëshkim 
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Shërbimi Hetimor Kombëtar Bullgar ka konstatuar se për aksidentin tragjik ku ndërruan jetë 45 persona është përgjegjës drejtuesi i “Besa Trans” i cili drejtonte mjetin me një shpejtësi jashtë normave të lejuara. Mediat lokale shkruajnë se duke qenë se shoferi përgjegjës ka ndërruar jetë, sipas autoriteteve në Bullgari, askush nuk do të dënohet për këtë ngjarje.

I pyetur për përgjegjësinë që duhet të mbajë kompania e udhëtimeve  që ishten dëshkuar dhe katër herë të tjera për shkelje të rregullave e nuk kishte licensën e nevojshme, prokurori publik Ljubomir Joveski tha se po hetohet edhe në Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht pyetjeve të gazetarëve, Joveski këmbënguli se hetimeve të aksidentit u ishte dhënë fund.

Intervista e plotë:

Shërbimi Hetimor Kombëtar Bullgar ka konstatuar se për aksidentin e autobusit në Bullgari është përgjegjës drejtuesi i “Besa Trans” dhe shpejtësia e madhe. Shoferi vdiq në aksident. A do të thotë që askush do të mbajë përgjegjësi penale?

Prokuroria e Republikës së Bullgarisë deklaroi se po pezullon hetimet, procedurën para hetimore për këtë rast, pasi siç e përmendët ju, kishte konstatuar se shpejtësia me të cilën ishte drejtuar autobusi nuk ishte në përputhje me trafikun specifik. Prandaj, ka disa mundësi që familjet e pasagjerëve tani të ndjerë të mund të bëjnë ankim në Prokurorinë e Republikës së Bullgarisë në bazë të këtij vendimi. Ata kanë të drejtë të shqyrtojnë dosjet në rastin konkret. Ata gjithashtu kanë mundësinë të paraqesin padi civile për dëmshpërblim pranë organeve kompetente të Republikës së Bullgarisë. Nuk kemi marrë ende kërkesën nga autoritetet kompetente të Republikës së Bullgarisë.

Deri ku është hetimi në Prokurorinë tonë për funksionimin e “Besa Trans”, si dhe veprimet e organeve të tjera kompetente?

Prokuroria tashmë disa herë ka deklaruar se paralelisht me këtë rast në Republikën e Bullgarisë, ka hapur procedurë paralele edhe këtu në Republikën e Maqedonisë. Në këtë procedurë nga prokurori publik i cili e trajton rastin janë lëshuar disa urdhra për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë doganore, pastaj Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Regjistrin Qendror, Byronë e Punësimit, me qëllim të shqyrtimit të plotë të punës. Kompania e cila e ka organizuar këtë udhëtim dhe ka kryer transportin, po hetohet veçanërisht në pjesën se si autobusi i ka kaluar kufijtë e Republikës së Maqedonisë dhe kufijtë e shteteve fqinje në pjesën e saktësisë teknike të këtij autobusi dhe regjistrimit të tij dhe licencave dhe rrethanave tjera që janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të prokurorit publik.

Ku është pronari i Besa Transit, Bekim Haxhiu. A është në dispozicion të Prokurorisë?

Nga informacionet që kam unë, ai është në dispozicion të Prokurorisë, dhe avokati i tij dhe i pandehuri janë pajtuar se dëshiron të bashkëpunojë me organet kompetente për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident.

Aksidenti tragjik u regjistrua më 23 nëntor të vitit të kaluar. 45 persona, mes tyre dhe 17 fëmijë, kryesisht shqiptarë të Kosovës humbën jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin u aksidentua. Shumë prej tyre ishin familjarë që kishin udhëtuar në Stamboll të Turqisë për një vizitë treditore, duke e bërë akoma më të dhimbshme humbjen për të afërmit.

Pas

E rëndë/ Po ecte në rrugë, vdes pas përplasjes me autobusin 18-vjeçarja në Angli

Para

Sa pak vlen paga në Shqipëri, Eurostat “zbulon” diferencën gati sa gjysma e rajonit dhe 25% e Europës Perëndimore

Para
Sa pak vlen paga në Shqipëri, Eurostat “zbulon” diferencën gati sa gjysma e rajonit dhe 25% e Europës Perëndimore

Sa pak vlen paga në Shqipëri, Eurostat “zbulon” diferencën gati sa gjysma e rajonit dhe 25% e Europës Perëndimore

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar