• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Spiuni” zbulon “shtëpinë e barit” në Kurbin/ Arrestohen disa persona

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Spiuni” zbulon “shtëpinë e barit” në Kurbin/ Arrestohen disa persona
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Policia ka zbuluar një “shtëpi bari” brenda së cilës kultivohej kanabisi me llamba elektrike në Kurbin duke arrestuar 7 persona, 4 prej tyre me detyrë elektricistë dhe faturistë pranë OSHEE Kurbin në operacionin e koduar “Bushneshi”.

Kati i parë i një banese, lokal, ishte kthyer në laborator i cili shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba. Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan po ashtu 506 bimë kanabis të kultivuara në vazo dhe 58 kg kanabis gati për shitje.

Policia kishte indicie nga informacioni në rrugë operative për kultivimin e kanabisit duke i monitoruar dhe më pas i goditën duke arrestuar; Lek Allamanin 54 vjeç, banues në Bushnesh, Taulant Barokën 27 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë dhe Gimi Hidën 43 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Kultivuesit kishin kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike duke çuar pas hekurave elektricistë dhe faturistë pranë OSHEE për shpërdorim detyre.

Punonjësit e OSHE-së, të arrestuar janë; Xhemal Danieli 58 vjeç, banues në Bushnesh, më detyrë elektricist, Xhevalin Kaca 56 vjeç, banues në Mamurras, me detyrë elektricist Bib Gjergji 33 vjeç, banues në Fushë Mamurras, me detyrë përgjegjës në OSHEE Kurbin dhe Alfred Fufi 53 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE.

Ata akuzohen se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në transformatorin elektrik me pjesën e jashtme që furnizonte me energji ndërtesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Lidhja e paligjshme e energjisë shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin e bimëve narkotike. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, lëndë ushqyese për bimët narkotike etj. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

 

Pas

Trageti përfshihet nga flakët, humbin jetën 37 persona

Para

Aksident në Fushë-Krujë, makina përplas këmbësoren, dërgohet në spital

Para
Aksident në Fushë-Krujë, makina përplas këmbësoren, dërgohet në spital

Aksident në Fushë-Krujë, makina përplas këmbësoren, dërgohet në spital

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar