Deputeti demokrat, Tritan Shehu Kuvendin e Sali Berishës që u mbajt një ditë më parë e quan një leksion të shkëlqyer të demokracisë.
Në një postim në rrjete socale, ai falenderon pjesëtarët që morën pjesë në Kuvend nga qarku i Gjirokastrës, teksa shkruan se të bashkuar do të arrijnë të ndërtojnë opozitën që i nevojitet Shqipërisë.
Postimi i Tritan Shehut:
PD dje dha nje leksion te shkelqyer te demokracise e forces se saj.
Bravo PD!
Bravo dhe Qarku i Gjirokastres si pjestar aktiv i kesaj levizje prej fillimit te saj!
Nje falenderim ndaj te gjithe delegateve, te ftuarve, te gjithe atyre qe u bene “mekanizmat” e levizjes se ketij Kuvendi, qe prej atyre “foltoreve” gjithe perfshirese e shperthyese.
Nje falenderim i vecante per te gjithe delegatet e Qarkut te Gjirokastres, qe dje shkruajten nje faqe perkushtimi, pergjegjeshmerie, ndergjegje te thelle demokratike e qytetare, duke perfaqesuar ne Arenen ate Qark vlerash per ate eveniment madhor.
Ne kushte shume te veshtira atmosferike erdhen ne Tirane nga deget e PD te Permetit, Kelcyres, Gjirokastrates, Tepelenes e Memaliat, plot entusiazem e force per te mbrojtur e zhvilluar ate beteje qe filluam prej Dhjetorit 1990.
Pa asnje dyshim keshtu te bashkuar ne do te arrijme jo vetem te rindertojme ate opozite, qe Shqiperise me shume se kurre i nevojitet sot, por dhe do te realizojme jo larg “permbysjen” e madhe per te cliruar e vendosur vendin ne “shinat” e zhvillimit dhe integrimit.
Gjithmone ne histori Qarku i Gjirokastres ka qene ne anen e progresit, Europes e pergjegjeshmerise kombetare.
Dhe dje nuk mund te ndodhte ndryshe!