Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ditën e nesërme të votojë shkarkimin e Kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.
Kryesia ka vendosur se do të votohet edhe shkarkimi i anëtarëve të Kryesisë që morën pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe do të kërkojë zëvendësimin e tyre.
Demokratët që munguan në mbledhjen e Kryesisë dhe pritet të shkarkohen nga Basha
Edi Paloka (Kryetar i Këshillit)
Belind Këllici
Ivi Kaso
Albana Vokshi
Aldo Bumci
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Oerd Bylykbashi
Flamur Noka
Ervin Minarolli
Ledina Mandia
Tomorr Alizoti