• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Do të ndodhë në vitin 2022” Edi Rama bën deklaratën e fortë: Kjo është një pikë e madhe kthese

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Do të ndodhë në vitin 2022” Edi Rama bën deklaratën e fortë: Kjo është një pikë e madhe kthese
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë një takimi me qytetarët sot në Shkodër për “Bashkëqeverisjen si Ligj i Ri”, kryeministri Edi Rama deklaroi se në vitin 2022 do të hiqen të gjitha sportelet dhe shërbimet do të merren online.

Ai shtoi ndër të tjera se me ligjin e ri do të ketë dy lloj sanksionesh ndaj punonjësve të administratës, të cilët vonojnë përgjigjet për qytetarët.

Sipas Ramës, ata që nuk i përgjigjen hallit të qytetarëve, do të kenë ndjekje penale, por edhe sanksione financiare, pra që do iu duhet të paguajnë nga rroga e tyre dëmin e shkaktuar.

“Vetëm 5% e shërbimeve nuk janë online, për shkak se janë të lidhura domosdoshmërisht me prezencën e qytetarit. Ndërkohë që të gjitha shërbimet e jetës së përditshme janë në disponim pa pasur nevojë me dalë nga shtëpia. Kjo bën që ne në vitin ku po hyjmë të mbyllim sportelet. Është një vendim i fortë, sepse mbase do të krijojë konfuzion, por është vendim i pashmangshëm, për të orientuar të gjithë qytetarët në sistemin e ri të shërbimeve, duke iu hequr nga kurrizi gjithë barrën e stresit, humbjes së kohës, ryshfeteve dhe atyre torturave që i dinë të gjithë. Sportelet do të mbyllen, nuk do të ketë më asnjë zyrë për të trokitur fizikisht, por me shërbimet online trokitja do të shkojë direkt aty ku duhet. Kjo është një pikë e madhe kthese në luftën kundër korrupsionit.

Përveç kësaj, është dhe ligji, që për arsye apo mosarsye të z.Presidenti, që e ka kthyer në Kuvend, e kthen bashkëqeverisjen nga një mekanizëm, në një mekanizëm të mirë. Kjo do të thotë se kur qytetari aplikon dhe nuk i jepet përgjigje në kohë, atij i jepet e drejta të drejtohet në “Shqipëria.al” dhe të denoncojë faktin. Ligjërisht denoncimi i qytetarit shkon menjëherë në rrugën e zgjidhjes, për të gjitha rastet kur qytetari ka të drejtë dhe përgjegjësit sanksionohen. Ka dy lloj rrugësh për sanksione, ai që ka qenë aty gjithmonë, pra ndjekja penale apo administrative për ata që konstatohet se kanë penguar qytetarin me qëllim, dhe sanksioni financiar. Pra, me ligjin e ri për vonesat e shkaktuara padrejtësisht ndaj qytetarit, personat përgjegjës sanksionohen financiarisht, paguajnë nga rroga e tyre dëmin që kanë shkaktuar. Do të mbyllen edhe sportelet e kadastrës. Ne do t’i mbyllim sportelet, nuk do të ketë më sportele në Shqipëri, shërbimet do të merren nga telefoni, me postë, etj”, tha Rama.

Pas

Pijet energjike që mund ti bësh krejt lehtë në shtëpi

Para

Rinisin hetimet për “Gërdecin”/ Ja kush është zyrtari i parë që SPAK do kalojë në ‘skaner’

Para
Rinisin hetimet për “Gërdecin”/ Ja kush është zyrtari i parë që SPAK do kalojë në ‘skaner’

Rinisin hetimet për “Gërdecin”/ Ja kush është zyrtari i parë që SPAK do kalojë në ‘skaner’

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

nga Fast News
13:00 | 15/11/2025
0

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

nga Fast News
12:30 | 15/11/2025
0

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

nga Fast News
11:50 | 15/11/2025
0

Recent News

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

13:30 | 15/11/2025
A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

13:00 | 15/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar