Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të dominohet nga masat ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje në vendin tonë. Parashikohet që në uletësirën perëndimore të kemi reshje shiu me inetsitet të ulët. Ndërsa pjesa më e madhe e zonës malore do të vijojë të jetë në prezencën e reshjeve të dëborës. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të motit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndieshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior- verilindor, për pasojë në brigjet detare do ë krijohet dallgëzim 5 ballë.