Sot u shënuan dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, i cili kishte një magnitudë prej 6.4 ballë dhe shkaktoi 51 viktima në vendin tonë.
Ndërkohë inxhinierja dhe deputetja e PS Luljeta Bozo ka deklalruar se shqiptarët duhet të jenë më vigjilentë dhe të kujdeshëm për cilësinë dhe vendin ku ndërtojnë, pasi rreziku i tërmeteve do të jetë gjithmonë prezent.
“Shqipëria ndodhet në ndarjen e pllakave tektonike, ndaj gjithmonë do të ketë aktivitet sizmik. Duhet parë materialet që përdoren dhe të zbatohet legjislacioni”, është shprehur Bozdo.
Në lidhje me shtëpitë që po rindërtohen Luljeta Bozdo shprehet se qytetarët po përfitojnë shtëpi shumë herë më të mira se ato që u shkatëruan duke e cilësuar punën e rindërtimit nga qevëria si një dhuratë.
“Ku kishin menduar ata në fshat se do të kishin vila, me banja, nga kasolle që kanë patur më parë”, tha Bozo.
Tashmë, në rolin e deputetes Bozdo ka folur edhe në lidhje me kërkesat që ka për zgjedhësit e saj pensionistë.
“Pensionistët nuk mund të jetojnë me ato lloj pensionesh 110, 120 apo 130 mijë lekë”.
Ajo më tej është shprehur se të drejtën e pensionistëve do ta kërkojë dhe në parlament.