Ambasada amerikane në Tiranë ka kujtuar dy vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, që shkaktoi 51 viktima në Shqipëri.
Institucioni diplomatik shkruan në mesazh se SHBA ishin të nderuar që i qendruan pranë vendit tonë në këtë ngjarje të rëndë dhe i dha ndihmën e saj gjatë kësaj kohe.
MESAZHI I PLOTE:
Dy vite më vonë ne kujtojmë mëngjesin ku një tërmet shkatërrimtar goditi Shqipërinë. Në këtë ditë kujtojmë 51 viktima dhe vlerësojmë qëndrueshmërinë e Shqipërisë përballë kësaj katastrofe. SHBA ishim të nderuar t’i qëndronim në krah miqve tanë shqiptarë duke dhënë ndihmën tonë.