Mjeku italian me pseudonimin ‘Dr. Flauti Magjik’ ka dhënë dorëheqjen nga spitali ku punonte pasi u kap gjysmë i zhveshur në një hotel duke i ofruar për të kuruar sëmundjen e një gruaje duke kryer marrëdhënie seksuale me të. (Shiko ketu videon)
Dr. Giovanni Miniello, 60 vjeç, gjinekolog në Bari, ishte objektiv i një hetimi të fshehtë televiziv dhe i tha një aktoreje e cila po hiqej si paciente se ajo kishte papillomavirus njerëzor (HPV), një virus seksualisht i transmetueshëm që mund të shkaktojë kancer.
Miniello i tha ‘pacientes’ femër se mund t’i jepte imunitet ndaj virusit vetëm duke bërë seks me të sepse ishte vaksinuar.
Mjeku u zbulua nga emisioni investigativ ‘Le Iene’ pasi një 33-vjeçare u ankua se ai po mundohej të fuste në krevat pacientet e tij.
Gruaja, tha se ishte konsultuar me Miniello për pamundësinë për të mbetur shtatzënë dhe ai i tha gruas se kishte shenja të HPV-së, pavarësisht një testi negativ.
“Kam shpëtuar shumë gra nga kanceri. Të gjithë ata me të cilët kam pasur kontakt ishin negativë më pas”, thuhet se i tha gruas së identifikuar si Anna Maria.
Por kjo e fundit vendosi të kontaktojë gazetën italiane La Repubblica, duke pretenduar se Miniello i kishte prekur gjoksin në mënyrë të papërshtatshme dhe i kishte thënë se i pëlqenin gratë me gjoks të vogël. Gjatë videos, gruaja midis të tjerash e pyet doktorin nëse duhet të bëjnë me apo pa prezervartivë, dhe ai i përgjigjet që sigurisht pa mbrojtje.