Moderatorja Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj këngëtar Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë.
Vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë, dhe çifti ka vendosur ta quajë Marget.
Ndërkohë ditën e sotme Marina ka ndarë me ndjekësit dhe foton e parë të foshnjes.
Në foto shihen duart e dy partnerëve duke mbajtur dorën e vockël të saj.
Krahas fotos, ajo ka konfirmuar edhe emrin Marget, që aludohej prej kohësh në media. “Faleminderit Zotit qe na bekoi me nje engjell si ti, Jeta jone. MARGET SELIMI 24/11/2021”, ka shkruar Marina krahas fotos.