• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Truket që çdo amvisë duhet të dijë në kuzhinë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Truket që çdo amvisë duhet të dijë në kuzhinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Amvisat shqiptare përballen me vështirësi të ndryshme çdo ditë. Jo gjithçka shkon vaj në shtëpi, pavarësisht fjalëve se të qëndruarit në shtëpi është njësoj si të bësh pushime.

Në këtë artikull, synohet ti lehtësohet sa më shumë puna nënave dhe grave shqiptare që kalojnë një kohë të konsiderueshme në kuzhinë.

Çfarë mund të bëni për të riparuar disa dëme? Po sikur të keni edhe ca ide praktike?

Biskota të forta

Nëse biskotat tuaja të preferuara janë forcuar dhe kanë humbur butësinë e mëparshme, ju rekomandohet që në enën e biskotave të fusni edhe një fetë bukë.

Mbylleni në një tas me kapak dhe lërini të qëndrojë bashkë për një ditë.

Të nesërmen, hapni kapakun, nxirreni bukën. Do të shikoni që biskotat janë të buta dhe të shkrifëta si me magji.

Buka e ndenjur

Nëse buka që keni blerë në dyqan është bërë bajate, atëherë vendoseni në një tepsi. Spërkateni me pak ujë dhe futeni në furrë në 160 gradë.

Pas 8 minutash nxirreni nga furra dhe do të shikoni se ajo është zbutur tërësisht.

Si të qëroni një xhenxhefil

Nëse zhardhoku mirëbërës ju duket i çuditshëm ose nuk dini si ta qëroni ka zgjidhje. Ju nevojitet vetëm një lugë dhe mund ta qëroni shpejt e shpejt të gjithin njëlloj sikur qëroni një patate apo karrotë.

Si të qëroni një hudhër

Nuk është nevoja që të rrini me minuta të tëra për të qëruar hudhrat.

Merrni një kokë hudhër dhe shtypeni me dorë. Thelpinjtë do të ndahen nga njëri tjetri.

Futini në një enë qelqi, mbylleni kapakun dhe tundeni enën fort për pak minuta.

Kur ta hapni enën do të shikoni që thelpinjtë janë qëruar nga goditjet. Çdo cipë e mbetur është krejt e lehtë për t’u hequr.

Veza e zier që mezi qërohet

Të njëjtën metodë mund të përdorni edhe për vezën që është zier më shumë seç duhet dhe mezi qërohet.

Futini vezët në një enë qelqi. Hidhni fare pak ujë dhe mbylleni kapakun. Qërimi i vezës do të jetë shumë i lehtë dhe i shpejtë pasi ta keni tundur enën.

Si të përfitoni më shumë lëng nga agrumet

Nëse dëshironi të nxirrni më shumë lëng nga limoni i verdhë apo ai jeshil, mjafton ta fusni në mikrovalë për 15 sekonda.

Nxirrini, pritini dhe më pas shtrydhini. Lëngun mund ta ruani për më vonë duke e hedhur në mbajtësen e akullit dhe futur në ngrirje.

Kubikët e lëngut të akullt të limonit mund t’i përdorni për limonata, çajra, supa ose në përgatitjen e lëngjeve të plota me bazë perimesh ose frutash.

Si të prisni e qëroni frutat

Prisni pjesën fundore dhe të sipërme të portokallit dhe më pas priteni për së gjati.

Në këtë mënyrë fruti do të hapet me lehtësi në një shtresë të gjatë prej së cilës mund të merrni tulin e frutit shumë më shpejt se mënyra tradicionale.

Mangoja është një frut i ëmbël dhe me shumë vlera, por shkakton kokëçarje në hapje për shkak të bërthamës së madhe dhe tulit të rrëshqitshëm.

Prijeni mangon në feta duke kaluar thikën përreth bërthamës. Pasi keni prerë disa feta nga fruti, merrni një gotë dhe kalojeni secilën fetë në buzët e gotës. Në këtë mënyrë lëkura dhe tuli do të ndahen me lehtësi.

Luleshtrydhet mund të shkëputen nga lulkat në majë të tyre duke përdorur një pipëz lëngjesh.

Kjo e fundit depërton luleshtrydhen në pjesën fundore dhe lulkat shkëputen lehtë pa pasur nevojë të shkulen.

Në këtë mënyrë, luleshtrydhet mund të mbushen edhe me produkte të tjera, si arrat ose bajamet

Si të përgatisni vetë krem ëmbëlsirash

Merrni një kavanoz qelqi. Hidhni një gotë krem pana ose ajkë a kajmak qumështi. Shtoni një lugë çaji me vanilje pluhur dhe një lugë gjelle me sheqer pluhur për ëmbëlsira.

Mbylleni kapakun dhe tundeni për disa minuta. Kremin e përfituar mund ta përdorni në shumë prej ëmbëlsirave tuaja të preferuara dhe të gjithë do t’ju njohin si një talent në kuzhinë./AgroWeb.org

Pas

Çfarë do të ndodhë më 3 dhjetor? Presidenti Meta nxjerr njoftimin me rëndësi

Para

Merrte para nga gratë shtatzëna, ja si e pëson mjekja gjinekologe në Berat

Para
Merrte para nga gratë shtatzëna, ja si e pëson mjekja gjinekologe në Berat

Merrte para nga gratë shtatzëna, ja si e pëson mjekja gjinekologe në Berat

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar