Një javë pasi tenistja e njohur 35-vjeçare Shuai Peng, tha se ishte përdhunuar tre vite më parë nga ish-zëvendëskryeministri kinez Zhang Gaoli , 75 vjeç, nuk ka asnjë lajm për të.
Kjo është raportuar nga gazeta prestigjoze franceze Le Monde . Akuza është e rëndë: është hera e parë që ngrihet një akuzë e tillë për udhëheqës kaq të lartë në Partinë Komuniste Kineze.
Shuai Peng kishte postuar historinë e detajuar në Weibo (ekuivalenti kinez i Twitter).
Postimi qëndroi në internet për njëzet minuta, mjaftueshëm për mijëra përdorues që të bënin screenshot nga ekrani dhe më pas t’i shpërndanin ato.
Që prej asaj kohe, në llogarinë e ish-lojtares profesioniste nuk është postuar asgjë të re.
Komentet janë çaktivizuar dhe teksti është mbuluar nga censura në rrjetet sociale.
Në ditën e shpalljes, fjala wangqiu , që do të thotë tenis, u ndalua po ashtu nga Weibo.
Historia
Peng denoncoi Zhang duke treguar për një takim të parë para 7 vitesh, kur ai nuk ishte ende në pozicionin e zëvendëskryeministrit.
Burri e kontaktoi para tre vitesh për ta ftuar në një ndeshje tenisi: këtu e detyroi të bënte seks.
“Isha e tmerruar – shkroi ajo – Refuzova në fillim. Qava, por nga frika dhe konfuzioni u dorëzova. Gruaja e tij kontrolloi se askush nuk ishte aty. Ai ishte gjithmonë i padrejtë dhe shumë i dhunshëm, gënjeshtar’ shprehej Peng.