Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja makabre që u shënua në Greqi në Chalandri, ku një shqiptare qëlloi me armë disa herë ish-partnerin e saj grek, me të cilin kishte dhe një vajzë 12 vjeçe.
Klaudia Celo kishte shkuar pranë shtëpisë së ish-bashkëshortit dhe në momentin që ai kishte dalë nga makina e ka qëlluar 4 herë më armë në bark, në sy të vajzës së vogël.
Lidhur me ngjarjen shqiptarja tha se ishte ish-partneri grek që kishte nxjerrë armën dhe pretendonte se kjo ia mori nga duart dhe e qëlloi, dëshmi që është hedhur poshtë nga vajza 12-vjeçare, e cila tha se mami kishte nxjerrë armën dhe kishte qëllua mbi babin e saj, mjek okulist.
Për mediat në Greqi sot foli edhe bashkëshortja e mjekut. Bashkëshortja e mjekut 68-vjeçar foli për ngacmime të vazhdueshme nga ana e 49-vjeçares edhe pse familja kishte marrë masa paraprake ndaj saj.
Mjeku ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekut okulist në një operacion 8 orë i janë hequr 4 plumba.