Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike Gazment Bardhi ka dalë në një konferencë për mediat.
Ai ka folur për diskutimet e fundit në lidhje me firmat para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të partisë.
I pyetur në lidhje me akuzat e Flamur Nokës se ai është peng dhe i shitur, Bardhi dha një përgjigje të prerë.
Gazetari: Noka iu listoi si peng edhe ju, keni një koment?
Gazment Bardhi: Mua personalisht? Nuk e kam dëgjuar…Nuk kam ndërmend ta kthej në çështje epitetesh. Peng është ai që ka fshehur diçka dhe ka dhënë apo ka marrë diçka. Unë as nuk kam dhënë e as nuk kam marrë, kur jam i hapur ndaj cilitdo që të ngrejë provat. Se Berisha ka kërkuar prova, ka ngritur gjyq. A ka njeri në Shqipëri më të interesuar se Basha për të mundur Ramën? Jo, nuk ka.