Ditën e sotme në programin “Shqipëria Live”, u diskutua rreth krimeve mjedisore dhe masat ndëshkimore që presin këdo që guxon të prekë natyrën.
Një qytetar dërgoi një mesazh duke shprehur shqetësimin për jashtëqitjen e qenve, gjë të cilën aktori Florjan Binaj dhe aktivisti Sazan Guri e cilësuan si dëmin më të vogël.
Binaj u shpreh se shtimi i betoniereve dhe mauneve në rrugë do të shtojë sëmundjet kancerogjene që do të ndihen në popullatë në vitet në vijim.
Ndërsa Sazan Guri u shpreh se mjedisi vret në mënyrë graduale të gjithë njerëzit pa dallim, ndaj mbetet një çështje e ndjeshme.
Florjan Binaj: Është dëmi më i vogël. Në Tiranë, të gjithë këto betonieret e maunet, do i ndjejmë në vitet që vijnë me sëmundje kancerogjene. Nuk e dimë kush do të vdesë. Nuk kanë qenë pak raste që kanë shtypur dhe kalimtarë. Nuk ka pse të paguajnë dëmin njerëzit për zhvillimin e vendit. Në Linzë arrin të shohësh se çfarë tymi është.
Sazan Guri: Qeni nuk ka faj, por i zoti. Qeni po e bëri 1 herë, 2 herë e nuk i thua gjë, ashtu vazhdon. Qeni im po vdes dhe vjen e më kërkon, pra është i zoti.
Florjan Binaj: Ka shumë të rinj e të reja që ngrenë zërin për këtë. Nuk janë të gjithë duke shqyer mish në restorante, por po ngjisin male. Puna është tu dëgjohet zëri. Ne e bëjmë këdo llum me fakte.
Sazan Guri: Nëse aksidenti vret 2 veta, mjedisi vret gradual, vret shumë, vret komitet, vret të gjitha moshat. Kemi folur aq shumë sa se ke idenë. Më udhëheq një shprehje në Norvegji që thotë “mos u mërzit profesor, na është dashur 25 vjet”.