Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte sot i pranishëm në Komisionin e Ligjeve.
Ai diskutoi në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2022 dhe planet që janë parashikuar përsa i përket pushtetit vendor.
Që në fillim të fjalës së tij, Veliaj u shpreh se është e papranueshme që bashkitë në Shqipëri të prezantohen me dy shoqata, duke iu referuar kështu shoqatës që drejtohet nga Pjerin Ndreu, që po ashtu ishte i pranishëm në Komision.
Veliaj tha se me reformën territoriale, bashkitë kanë marrë me vete dhe detyrime të prapambetura që mund të kenë pasur bashkitë dhe komunat që janë shkrirë. Sipas Veliajt, Bashkia që ai drejton ka një numër shumë të madh banorësh, ku sfidat e trafikut, transportit janë shumë të rëndësishme.
“Jam shpresplotë që të jetë hera e fundit që prezantohemi me dy shoqata, herës tjetër duhet të jemi në një shoqatë pasi kemi interesa të njëjta. Kemi pasur një metamorfozë në transformin e bashkive , nga të vogla në të medha, e kjo ka sherbyer për mirë në disa aspekte, sidomos në vjeljen e takasave.
Ka akoma probleme me detyrimet e prapambetura në disa bashki dhe komuna. Një pjesë e mirë e banorëve të Kamzës e kanë aktivitetin e tyre të lidhur me Tiranën, dhe kjo sjell një fluks më të madh qarkulli i në kryeqytet”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku foli më tej dhe për mundësinë e rritjes së çmimit të transportit publik, ku hoqi dhe një paralelizëm me Kosovën. Ai kërkoi që të hiqet TVSH për transportin publik, dhe të subvencionohet bashkia për disa kategori.
“Ne nuk duam që të rrisim çmimin, edhe pse në Kosovë është 50 cent çmimi në transportin publik, pra 70 lekë, ndërsa këtu te ne është 40 lekë. Pikërisht se nuk duam që të rrisim çmimin ne propozojmë heqjen e TVSH-së për transportin publik.
Bashkia duhet të suvencionohet për studentet, për personat me aftësi të kufizuar për të shpëtuar transportin publik”, u shpreh Veliaj në komision.