47-vjeçarja shqiptare Adelina Sejdini e cila prej vitesh jetonte në Itali i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.
47-vjeçarja ishte një person i njohur për shkak se ajo kishte arritur të denonconte dhe të bashkëpunonte me policinë italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për prostitucion.
Adelina Sejdini një ish-prostitutë e lindur në Durrës, pati guximin të denonconte dhe arrestonte shfrytëzuesit e saj. Falë bashkëpunimit me policinë italiane 40 persona u arrestuan dhe 80 të tjerë u raportuan, të gjithë të mafias shqiptare që kontrollonte shfrytëzimin e prostitucionit në të gjithë Italinë.
Ajo kishte urdhëtuar drejt Italisë në 1996 dhe në moshën 22-vjeçaree ra pre e prostitucionit, pas denoncimi me dhjetra shqiptarë u arrestuan.
Sejdini në një jetë mes vuajtjesh kërkonte me ngulm shtetësi italiane, duke thënë se nuk mund të kthehej në asnjë mënyrë në Shqipëri, pasi kishte frikë se mund ta vrisnin ata që i arrestoi për prostitucion.
Më 28 tetor ajo i vuri flakën vetes, me plagë të rënda u dërgua në spitalin Santo Spirito me djegie të rënda, gruaja tha: “Kam aplikuar për një banesë publike, por tani e ëndërroj. Dokumentet nuk përputhen më. Dhe nuk pranoj dot shtetësinë shqiptare, që nga momenti që më kanë shkruar kam makthe. Më mirë do të vrisja veten ”.
Mediat italiane shkruajnë se Adelina Sejdini të shtunën e kaluar u hodh nga mbikalimi hekurudhor, duke i dhënë kështu fund jetës.