Pas incidentit të së shtunës ku një efektiv policie shtyu gazetaren Anila Hoxha dhe operatorin Endri Aga teksa trupi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha po nxirrej nga gremina, pati një sërë reagimesh në opinion publik.
Dietologia Blerina Bombaj është shprehur se rasti ishte i ekzagjeruar dhe se secili duhet të respektojë perimetrin e vënë nga policia duke thënë kështu se pushimi nga puna për efektivin ishte i padrejtë.
Menjëherë pas këtij postimi, gazetarja Anila Hoxha i është përgjigjur duke i thënë se duhet kuptuar puna e secilit, dhe ironikisht duke rrëfyer të gjitha incidentet e ndodhura atë ditë.
Postimi i Blerina Bombaj:
A eshte i drejte largimi nga puna i policit qe u konfrontua me gazetaren? Nuk isha ne vendngjarje te flas me siguri per cka ndodhi, por syri im i lire me kapi gazetaren brenda perimetrit te policise ku ndalohet te kalosh. Kush guxon ne nje vend europjan te shkeli rregullat e policise? Do thoni ju kush guxon te preke nje gazetar jashte? Kush tjeter e pa tamam prekjen, a ishte me qellim per ta rrezuar apo per ta larguar nga vendi ku nuk duhej te ishte? Me gjithe respektin qe kam per nje gazetare – mbi te gjitha grua, mendoj se ne kete rast, thjeshtesia e ekzagjerimit nepermjet rrjeteve sociale i kushtoi padresjtesisht vendin e punes nje familjari, qe as nuk e kam idene se kush eshte, kushdo qofte ai!
Postimi i Anila Hoxhës:
Nje pergjigjje ndaj Blerina Bombajt dhe kujtdo qe nuk di cfare eshte nje gazetar, cili eshte misioni i tij dhe cfare ben dhe nuk duhet te beje nje polic
Po Blerina Bombaj edhe une jam me efektivin e policise , po e dashur ai duhet ta flake nje gazetar , ta qelloje, ta shtyje , ta pershtyje, te beje cte doje me te
Keshtu si shtyu operatorin Endit Aga dhe gazetaren , apo sic hipen ne nje furgon kolegun Ermal Vija dhe i shqepen bluzen dhe e goditen me shuplaka , si ky polic dhe pese te tjere ne pyll e dashur Blerina, duhet te veprojne policet me kedo. Por shuplakat dhe shtyrjet rekomandohen vetem per terren malor dhe si reagim rrethanor. here tjeter Blerina policet duhet te reagojne me bindshem, jo para kamerave, por fshehtas sic vepruan te shtunen me Ermal Vijen, nese munden mund tna qellojne me kepuce, shkop gome, jo vetem gazetaret por edhe me nje qytetar, edhe me ty, edhe me mua , edhe me cdokend tjeter. Polici duhet te beje cte doje ai
Po Blerina , meqenese ti nuk lexon, meqenese ti nuk shikon faktet, e dashur Blerina. Po te informoj une , shiriti ishte 20 minuta larg vendngjarjes. Vendngjarja e dashur Blerina eshte po te ecen me shpejtesi ne pyll, larg , shume larg prej aty ku shtyhen gazetaret. E dashur Blerina, aq me teper nuk pati konflikt, as po kundershtonim policet dhe as po debatonim me ta. Edhe une jam me ty dhe madje madje them qe here tjeter cdo gazetar, perpara se te raportoje, te informoje, te guxoje , te hulumtoje, dhe permvi te gjitha te beje detyren ne sherbim te publikut, te hidhet perdite ne rrepire . Po Blerrina, jam me ty dhe jam shume dakor, me mire te kisha thyer qafen aty , bashke me operatorin
Dhe qe ti te jesh akoma me e qete, per keta gazetare qe ishin jashte shiritit por duhet te ishin akoma me ne brendesi qe te te tregonin ty dhe publikut se policia sdinte te administronte vendngjarjen, se policia gjeti hashash maleve dhe nuk tregoi dhe shume te verteta Blerina qe duhet ti shikosh dhe qe prekin direkt jeten e secilit. Jo Blerina , nuk ja kam hequr une buken policit, qe te qetesohesh , une as qe e kam kallzuar ,
madje madje kam telefonuar drejtuesin e Policise me porosine ” mos e hiq ate polic nga puna “. E di pse, sepse jam edhe une me ty, po gazetaret duhen vrare. Sduhet te egzistojne. Une e para duhem vrare. Po pse me shtyrje e dashur Blerina. Me mire me gure, kam pare e lexuar se ndodh ne mesjete kjo gje.
Nderkohe shendet te uroj!