• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Basha shpalli zgjedhjet për kreun e FRPD-së, Berisha: Thirreni këtu dhe mësojini ‘Abc’-në e demokracisë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Basha shpalli zgjedhjet për kreun e FRPD-së, Berisha: Thirreni këtu dhe mësojini ‘Abc’-në e demokracisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndalur foltoren e tij në një takim me rinjtë e FRPD-së. Në krah të kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi, Berisha sulmoi qeverinë “Rama”, ndërsa ftoi të rinjtë që t’i bashkohen nismës së ‘Foltores’, për të shembur atë që ai e cilëson narko-shtet.

Foltorja e Sali Berishës vjen vetëm pak ditë pasi PD-ja shpalli zgjedhjet për kreun e FRPD-së, të cilin ish-kryeministri e cilësoi një vendim të padrejtë.

“Dua t’ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme që keni bërë, për mundin dhe djersën, guximin që keni treguar për të bërë PD një opozitë të vërtetë. Ju anëtarë dhe anëtare, drejtues të Forumit Rinor nuk kursyer asgjë në këto vite, por u përballët më dhunën dhe terrorin e narko-shtetit.

U përballët me egërsinë e narkopolicisë së tij, me shëmtinë e qelive, të burgjeve dhe komisariateve për të mbrojtur idealet e PD-së, liritë dhe vlerat e saj, për të mbajtur në këmbë një opozitë e cila duhej t’ju printe shqiptarëve drejt fitores. Për mua ky takim, kjo foltore është më e rëndësishmja, vendimtare në përpjekjen tonë për një rindërtim të plotë të PD-së, për shtrimin e saj në një opozitë të vërtetë shqiptare, në një forcë të sigurt të fitores.

Ju garantoj ju se besimin tim e kam të bazuar sepse unë e di që ju jeni vajza dhe djemtë e idealeve më të pastra të shoqërisë shqiptare. Kjo sepse unë e di dhe jam i bindur se ju jeni të rinjtë me ëndrrat më të bukura për veten dhe Shqipërinë. E di se te ju gurra e energjisë është një shatërvan i pandalshëm. Besoj shumë se kjo foltore do të jetë një shtytje e madhe për shoqërinë shqiptare dhe PD, e cila ndodhet në këto momente në moment kritik. Kam bindjen, jam i sigurt se së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare.

Dhe një lloj si 30 vite më parë nënat dhe baballarët tuaj përmbysën diktaturën komuniste, ne do të përmbysim narko-shtetin e bazuar në krim e drogë, korrupsion. Ne do të shembim muret dhe do të përmbysim këtë regjim, i cili më armik se me këdo tjetër është me të rinjtë shqiptarë. Ju ftoj ju, pavarësisht nga bindjet politike. Këta ministra tenderojnë pune publike me 135mime 8 herë më të larta se sa punët që tenderohen me paratë e BE. Duke qenë me lidhje të fuqishme krimi, ata kanë frikë. Ndaj edhe mbyllën më gjatë se Europa universitetet për të brohoritur; rroftë Covid-i. Bëjnë gjithçka të tmerruar në pallatet e tyre të krimit që të fshihen nga ju.

Por ora juaj është kjo, mjerë ata. Ne në këtë betejë kemi dhe problem të forta të brendshme si PD. Peng kryetari ka humbur çdo lloj morali drejtues dhe se fundi është vërsulur ndaj organizatës suaj dhe organizatës së grave demokrate në një hakmarrje të turpshme primitive. Vendi i tij po të ishte burrë, do të duhej të ishte para jush. Duhet të ishte këtu, me Belindin dhe Rigelsit, në një debat të hapur, por i kyçur në zyrën e tij jep urdhra me telefon dhe deklaron si dikur uzurpinim e FRPD-së, uzurpimin e Lidhjes së Grave. Forumi juaj ka statusin e vetë, themelimin dhe organizimin e vetë dhe nuk është pronë. Askush nga ju nuk është kundër zbatimit të statutit, dhe kundër proceseve zgjedhore në radhët tuaja, por ato janë kompetencë e juaja, ekskluzive. Vetëm e juaja! Do jeni ju që do të zhvilloni ju procesin zgjedhor se si do t’i zgjidhni drejtuesit.

Kryetari pa parti nuk përcakton dot asgjë, atë e ka kapur një frikë e tmerr nga anëtarësia, nga ju dhe zonjat dhe zonjushat e PD. Është krejtësisht i pashpresë. Ju sugjeroj që ta ftoni në një debat që mot ë fshihet. Të dalë ballë për ballë dhe të mësojë nga ju ABC-në e demokracisë. Po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Holandë. Në këtë përpjekje kërkon mbështetjen tuaj, që ta bëjmë PD shtëpinë e lirisë për demokratët shqiptarë. Të rikthejmë votën, respektin për votën e lirë, forumet në PD, të cilat kryetari i shkelmon. Të rivendosim pavarësinë e FRPD dhe Lidhjes së Gruas, që kanë pavarësinë e pacënueshme. Të ngrihemi si opozitë siç po ndezim shpresat në zemrat e demokratëve. Ne duhet t’i ndezim ato në zemrat e mbarë shqiptarëve. Sot dy janë problemi madhor i Shqipërisë, shpressëvrasësi ose kreu i meduzës, dhe shpresëshuesi, pengu u tij Lulzim Basha, i cili i marrë peng merr çdo lloj vendimi që i dikton pengmarrësi.”, tha ai.

Pas

Ngacmoi nxënëset e mitura, Kushi: Ja çfarë do të ndodhë me drejtorin e shkollës në Pogradec  

Para

Tiranë, shoferja 26-vjeçare merr para çiklistin dhe këmbësorin

Para
Tiranë, shoferja 26-vjeçare merr para çiklistin dhe këmbësorin

Tiranë, shoferja 26-vjeçare merr para çiklistin dhe këmbësorin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar