Ish-kandidatja për deputete e PD Oriela Nebiaj foli sot në emër të grupit të punës së caktuar nga lideri Lulzim Basha.
Ajo e cilësoi procesin zgjedhor në Forumin Rinor të kësaj partie politike si të nevojshëm dhe që duhej bërë më herët.
Në një deklaratë për mediat, Nebiaj tha se do të kujdesen që votimi të jetë transparent.
“Për të dhënë mesazhet e duhura dhe për të pasur një kontribut të bukur. Demokracia duhet të jetë gjithëpërfshirëse.
Do të kujdesemi që forumi të ketë një proces gjithëpërfshirës. Nuk kemi një datë. Besoj që është e vlefshme që ta shfrytëzojnë këtë të gjithë bashkë. Dua tu bëj thirrje të rinjve që e shikojnë përfshirjen në politikë jo si burokraci.
Forumi rinor për këtë është që të bëjë bashkë sa më shumë të rinj. Janë pretendime në sajë edhe të faktit që të gjitha mandatet kanë kaluar. Duhet të ishte bërë dhe më në fund jemi gati të realizojmë një proces të bukur, që nuk mandaton një kryetar për interesa të vetat por për të të gjithëve,” u shpreh ajo.