Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka cilësuar sajesa për interesa personale akuzat se vendimi për zgjedhjet në FRPD vjen pasi kreu i kësaj organizate Belind Këlliçi ka deklaruar se do të marrë pjesë në “Foltoren” e Berishës.
Këlliçi së bashku me sekretarin e FRPD e cilësuan veprimin e Bashës për të shpallur zgjedhje brenda këtij forumi rinor sit ë padrejtë dhe pa asnjë kompetencë. Ndërkohë që kreu i demokratëve ka qartësuar opinionin publik rreth veprimeve të tij.
“Jo nuk është aspak e vërtetë, sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë FRPD nën drejtimin tim ka zhvilluar zgjedhje me një anëtar një votë. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i kryetarit ka skaduar dhe sërish të rinjtë dhe të rejat do zgjedhin me një anëtar një votë kryetarin. Asgjë nuk mund të pengojë PD të zbatojë normat statutore të demokracisë dhe aq më pak interesat personale të pengojnë funksionimin e parimeve të tilla”, tha Basha.