Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot me një mesazh për të pavaksinuarit të cilët i paralajmeron se mund të mos kenë akses në ambientet publike në qoftë se situata pandemike në dimër përkeqësohet.
Disa ditë më parë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, paralajmëroi mundësinë për Green Pass për të gjithë baret dhe zonat e tjera të shërbimit për qytetarët.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë