Pas lajmit tronditës ku 53-vjeçari Kabuli Hunda nga Gjirokastra u arrestua sepse dyshohet se ka abuzuar seksualisht në mënyrë përsëritur me një 16-vjeçare, ka reaguar ish-zv.kryeministri Erion Braçe.
Kujtojmë se e mitura është njëkohësisht dhe vajza e nipit të autorit.
MESAZHI I PLOTE:
SHIHENI KETE FYTYRE!
SI KY, PARA TIJ, PAS TIJ, KISHTE, KA, DO KETE!
CDO BEJME ME KETA?
Jane ky soji i kodosheve ne moshe qe nuk kane skrupuj, nuk i ndal gjaku, fisi, fara, epshi i tejkalon, nuk e permbajne dot ose nuk duan ta permbajne, keshtu jane “zënë”, te poshter e perverse, e shohin vajzen-te mitur madje, gruan, si preh te lehte, te dobet, me te cilen mund te besh cte duash, madje mos ta leshosh per nje jete tjeter, ta shantazhosh, te vijosh ta dhunosh, te perdoresh turpin apo turperimin e tyre publik si mburoje per ndyresine qe eshte!
Tani, ky e keta, nje dite me fat denoncohen, arrestohen, gjykohen, denohen me 8, 9, 10 ja edhe 12 vite dhe pas tyre jane te lire, si te gjithe;
Nderkohe kane shkaterruar jeten e nje vajze, nje familjeje;
Ky, keta do vijojne te jetojne si kodoshe, “kopila te medhenj”, por vajza, vajzat, te shenjuara nga ai turpi ne femijeri prej ketij soji!
Ndaj perseri dua te pyes:
CDO BEJME ME KETE SOJ?