Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se vendi ynë është shumë larg imunitetit të tufës nga koronavirusi.
Përballë ekspertëve të fushës, Alimehmeti tha se varianti Delta ka prishur shifrat e studimit të mëparshëm, pasi ka transmetueshmëri të lartë. Po ashtu ai theksoi se ata që bëjnë rezistencë të madhe kundër vaksinimit janë moshat e mëdha.
“Imuniteti i tufës është larg. Do marrim parasysh këtu se kush është dhe ku. Në korrik ka qenë për Tiranën, për një moshë të caktuar. Delta ka një transmetueshmëri të lartë, e prish atë shifër.
Kërkon 85% minimumi. Është kalkulim i vështirë për t’u bërë. Na mungon studimi. Ky është i vetmi që kemi. Si bazohemi tani asaj, pasi kemi sot vaksinë. Të kesh shifra të ulta vaksinimi këtu ka diçka që nuk shkon. S’kemi vështirësi te studentët, por një pjesë e asaj grupmoshe janë këta të rinj. Kemi më pak se 70-80 % të të moshuarve të vaksinuar. Ata që nuk e kanë bërë vaksinën në moshë të madhe, janë ata më rezistentët. Ky është studim që kemi bërë në Shqipëri. Ata që nuk vaksinohen, janë bërthamë e fortë, rriten me moshën.”, pohoi Alimehmeti.
(BalkanWeb)