Për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu çdo opsion për të përballuar pandemisë e Covid-19 është në tryezë. E ftuar në emisionin “Real Story”, duke komentuar deklaratën e sotme në Kuvend për vendosjen e Green Pass në bare dhe restorante, Manastrliu tha se në varësi të ecurisë do të vlerësohen opsionet dhe Green Pass është një nga këto.
Ajo tha vendosja me detyrim e Green Pass në shkolla për studentët ka ndihmuar rritjen e përqindjes së vaksinimit duke e çuar në 30%, por sipas saj është ende larg qëllimit.
“Për të qenë precize për atë që deklarova. Ne jemi duke vlerësuar dinamikën e pandemisë. Do të shohim se si do të përballemi me ecurinë e infektimeve. Të gjitha opsionet janë të tavolinë, edhe vendosja e Green Pass është një nga këto. E kemi vendosur por studentët dhe ka pasur një rritje e studentëve që janë vaksinuar. 38-30% e grupmoshës 18-24 janë vaksinuar por jemi akoma larg. Ne duhet të vaksinojmë edhe 1 milionë 170 mijë qytetarë. Kemi bërë mbi 1 milionë e 900 mijë. Me dy doza janë 890 mijë. Italia, Maqedonia e vende të tjera kanë vendosur alerte pasi zona jeshile janë kthyer në të verdha. Ne kemi treguar se me vendimet që kemi marrë kemi qenë të kujdesshëm dhe u qëndrojmë atyre. Kemi ruajtuar një situatë që nuk na ka çuar në kolaps të sistemit shëndetësor. Qeveria ka siguruar vaksina, mos ta harrojmë këtë. Procesi i vaksinimit është sfidues. Ne kemi nisur me obligime aty ku ka risqe më të mëdhenj. Derë më derë kemi shkuar. Ka shumë që janë helmuar nga “ekspertët” me historitë e çipave . Ne kemi punuar me fushatë ndërgjegjësuese dhe kemi arritur jo pak. Ne e kemi treguar se nuk na ka prevaluar interesi politik mbi shëndetin. Vaksinimi nuk kishte lidhje me zgjedhjet për sa kohë që vaksinat dolën dhe u certifikuan në nëntor. Interesi i qytetarëve ka qenë më i madh pas. Fakti që Shqipëria pati një ulje të sezonit të verës vaksinimi vazhdonte. Nuk mundet që për hir të asgjëje të çedojmë me atë që ne kemi përgjegjësi, mbrojtjen e qytetarëve.
(BalkanWeb)