Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kritikuar ligjin për bashkëqeverisjen të maxhorancës , pasi sipas saj sjell mbivendosje kompetencash.
Kryemadhi kërkoi rikthimin në normalitet të kuvendit, ndërsa tha se ka ardhur koha për një sindikatë të administratës publike.
“Në 2013 kemi miratuar ligjin për nëpunësin civil. Kjo agjenci nuk sjell gjë tjetër veçse një mbivendosje. A është kodi i punës mbi statusin e nëpunësit civil, mbi autonominë vendore? Mos ka ardhur koha për një sindikatë të administratës publike?
A do të ishte e nevojshme krijimi i një sindikate që mos krijohej një agjenci e tillë që përveç kostove në buxhet. Neni 52 cënon autonominë vendore. I bie që institucionet tona të llogaridhënies e kontrollit nuk ekzistojnë. Një tjetër nen nxjerr jashtë loje ‘bilbilfryrësit’.
Një nga pikat më të rëndësishme, kjo agjenci heq të drejtën e ankimit në administrative, kujtdo individi që ankimohet në këtë agjenci.
Koha e përgjigjes është 30 ditë, pra nuk i lëmë më shumë se 5 ditë për ankimim. Ky pr/ligj cënon shumë në jetën dhe demokracinë e institucioneve tona.
Ajo që do të theksoja e rekomandoja, do të ishte mos ka ardhur koha që kjo agjenci të kthehej në agjencinë të të gjithë ligjeve që ne miratojmë. Mungesa e një institucioni të tillë është e domosdoshme.” u shpreh Kryemadhi.