• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Kujdes nga blerjet në internet” Arrestohen 28 persona, Policia e Shtetit ka një thirrje për qytetarët

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Kujdes nga blerjet në internet” Arrestohen 28 persona, Policia e Shtetit ka një thirrje për qytetarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një thirrje e fuqishme vjen nga Policia e Shtetit për  të gjithë qytetarët.

Specialistja pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, Suela Bonjaku i është drejtuar atyre duke ju thënë që të kenë kujdes nga mashtrimet nga shitblerjet në internet.

Gjatë një daljeje për mediat, policia theksoi që qytetarët nuk duhet ti çojnë para dikujt që nuk e njohin apo llogarinë bankare.

“Policia e Shtetit mori pjesë në një tjetër operacion ndërkombëtar të udhëhequr nga EUROPOL, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kibernetike.

Autoritetet e zbatimit të ligjit nga vendet pjesëmarrëse: Shqipëri, Austri, Belgjikë, Kolumbi, Kroaci, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Gjeorgji, Holandë, Maqedoni e Veriut, Poloni, Portugali, Slloveni, Sllovaki, Spanjë, Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbështetura nga EUROPOL dhe Këshilli i Rrezikut të Tregtarëve, bashkuan forcat në një veprim të koordinuar kundër mashtrimeve në internet, duke zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë, nga data 1 deri në datën 31 tetor, si pjesë e Veprimit të Tregtisë Elektronike 2021.

Modus operandi i kësaj veprimtarie kriminale përfshinte përdorimin e disa aplikacioneve në telefonat celularë, të cilat lidheshin me bankat për të kryer transferime dhe blerje në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i operacionit u arrestuan 28 persona në vendet pjesëmarrëse, si të dyshuar për mashtrimin me transaksione.

Në vijim të këtij operacioni ndërkombëtar, të gjitha vendet pjesëmarrëse do të promovojnë fushatën duke përdorur hashtagun #SellSafe, për të ndihmuar shtetasit e tyre që të kuptojnë rreziqet e mashtrimit gjatë tregtisë në rrjet.

Pas suksesit të fushatës ndërgjegjësuese 2020, për të nxjerrë në pah mënyrat kryesore për të luftuar mashtrimin në internet, EUROPOL, së bashku me Këshillin e Rrezikut Tregtar dhe vendet pjesëmarrëse, po fillojnë sot fushatën #SellSafe – shitje e sigurt, si pjesë e Veprimit të Tregtisë në rrjet 2021.

Qëllimi i fushatës është të bëjë tregtinë elektronike më të sigurt, duke promovuar metoda të sigurta blerjeje në internet dhe duke ndihmuar tregtarët e rinj të hapin dyqanin e tyre të parë në rrjet, duke shmangur rrezikun e sulmeve kibernetike.

Vendet pjesëmarrëse do të promovojnë fushatën përmes kanaleve të mediave sociale duke përdorur hashtagun #SellSafe, për të ndihmuar shtetasit e tyre të kuptojnë rreziqet e mashtrimit gjatë tregtisë elektronike.

Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese #SellSafe – shitje e sigurt, me qëllim mbrojtjen e shtetasve, Policia e Shtetit kërkon prej qytetareve që të bëjnë kujdes duke zbatuar disa rregulla të thjeshta, por të domosdoshme për sigurinë e tyre në rrjet.

Ja se si të mbroheni kur shisni produkte në rrjet nga mashtruesit në internet:

– Sigurohuni që të gjithë punonjësit tuaj të jenë të vetëdijshëm për çështjet e mashtrimit që prekin dyqanet në rrjet;

– Qëndroni të përditësuar mbi llojet e mashtrimeve të pagesave në rrjet që prekin këto lloj biznesesh dhe sigurohuni që të keni mjetet në dispozicion për t’i parandaluar ato. Institucionet e sigurisë, por dhe bankat me të cilat bashkëpunoni do të kenë detaje mbi llojet e mashtrimit të pagesave në rrjet. Kontaktojini!

– Njihini klientët tuaj, në mënyrë që të jeni në gjendje të verifikoni pagesat e tyre.

Këshilla për blerësit në internet:

– Asnjëherë mos dërgoni me e-mail numrin e kartës suaj, PIN-in ose ndonjë informacion tjetër të kartës;

– Asnjëherë mos i dërgoni para dikujt që nuk e njihni;

– Ruani gjithmonë të gjitha dokumentet që lidhen me blerjet tuaja në rrjet;

– Nëse nuk po blini asgjë, mos i paraqitni të dhënat e kartës suaj;

Të nderuar qytetarë, duhet të bëni kujdes gjatë lundrimit në internet, pasi grupet kriminale përshtatin vazhdimisht metodat e tyre te mashtrimit në internet, duke iu shfrytëzuar juve dhe këdo tjetër që nuk do të tregojë kujdesin e duhur.

Që nga fillimi i pandemisë, shumë bizneseve iu është dashur të hyjnë në rrjet, për të vazhduar aktivitetet e tyre. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të përdorin shërbimet në rrjet disa herë në periudha të shkurtra dhe gjithnjë e më shume blerjet po kryhen në këtë formë, gjë ka rritur mundësinë e sulmeve nga kriminelet kibernetike.

Informohuni në vazhdimësi rreth mënyrave të reja të mashtrimit në rrjet, pasi kriminelët kibernetikë në vazhdimësi ndryshojnë format e tyre të veprimit.

Policia e Shtetit, duke qenë gjithmonë në dispozicionin, fton qytetarët që për çdo informacion që do t’iu nevojitet, problematikë apo denoncim të kontaktojnë Njësinë e Hetimit të Krimeve Kibernetike në adresën e postës elektronike: [email protected], në numrin e telefonit 0694155552, si dhe në aplikacionet Ëhatsapp, viber etj.

Çdo rast i mashtrimeve gjatë blerjeve në rrjet do të ndiqet profesionalisht, duke iu garantuar një reagim të shpejtë nga Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike.”, tha ajo.

Mes të tjerash Bonjaku iu përgjigj pyetjes për faktin nëse policia po heton në lidhje me hetimet që ka nisur prokuroria e Tiranës për 13 call center.

“Policia e Shtetit është e angazhuar dhe është duke hetuar, nga parandalimi dhe hetimi i çdo rasti konkret.”, tha ajo.

Pas

5 mënyra si uji i ftohtë ju ndihmon në shëndet dhe bukuri

Para

“Nuk mundem më” Cristiano Ronaldo nis intervistën, por përballet me të papriturën

Para
“Nuk mundem më” Cristiano Ronaldo nis intervistën, por përballet me të papriturën

“Nuk mundem më” Cristiano Ronaldo nis intervistën, por përballet me të papriturën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar