Gjatë një takimi sot pasdite me demokratët në zonën e Kamzës, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se në mandatin e tretë e ka mbushur qeverinë me hajdutë profesionistë.
E pranishmë në sallë ishte dhe një simpatizante e djathtë, e cila ka marrë fjalën duke bërë një reagim që e vuri në siklet ish-kreun e qeverisë.
“Quhem Anila, jam me origjinë nga Shkodra. Nuk kam karton por jam e djathtë. Sali Berishën e kam në zemër, në mendje, në gjak. Kam ardhur që ditën e parë tek Rogner. Pavarësisht se fizikisht kemi qenë larg, je në ëndrrat e mia se do t’i rikthehesh Partisë Demokratike.
Dua të them se ju nuk do të keni vetëm burra në përkrahje, do të kesh edhe vajza dhe gra. Jam e gatshme doktor që të protestojmë, jo me protesta 2 orëshe kafesh duke fjetur në asfalt, as në çadër jo. Unë bëj një llogari. Më mirë fle100 ditë në asfalt sesa shlyej borxhet e Ramës për 100 vjet”, u shpreh ajo.