Pas serisë së tërmeteve që goditën zonën e Dibrës mëngjesin e sotëm, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion.
Sipas këtij institucioni, janë dëmtuar 16 banesa nga lëkundjet e tërmetit të ditës së sotme me epiqendër në qarkun e Dibrës.
Emergjencat Civile pranë Prefekturës së Dibrës, në bazë të informacioneve të marra nga grupet e punës në terren njoftojnë se nga tërmeti i orës 08:34 janë evidentuar deri më tani disa banesa të dëmtuara pjesërisht dhe në strukturë si më poshtë:
- 5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë
- 3 banesa në njësinë administrative Ostren
3 banesa në njësinë administrative Gjoric
4. 1 banesë në njësinë administrative Shupenzë
5. 1 banesë në njësinë administrative Bulqizë
6. 1 banesë në njësinë administrative Zerqan
Puna po vijon për të identifikuar të gjitha pasojat. Ndërsa nga lëkundjet e orës 12:23 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me epiqendër rreth njësisë Kastriot Dibër, nuk ka raportime për dëme në banesa, përveç 2 banesave të vjetra dhe të amortizuara, shoqëruar me çarje muresh.