• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Bëj durim” Artan Hoxha debaton me profesorin e njohur: Më dëgjo se e kam me dokumente

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Bëj durim” Artan Hoxha debaton me profesorin e njohur: Më dëgjo se e kam me dokumente
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një debat i ashpër është zhvilluar mes gazetarit Artan Hoxha dhe profesorit Hektor Ruci.

Ky i fundit publikoi mbrëmjen e djeshme disa dokumente ekskluzive që datojnë në vitin 1942.

Sipas pedagogut, në këto dokumente që i përkasin Italisë, shpjegohet se si u mor vendimi për bërjen e varrezave provizore të ushtarëve grekë në Këlcyrë dhe në zona të tjera.

Mirëpo Artan Hoxha tregoi se cili është sipas tij plani i Greqisë me vendosjen që u ka bërë varrezave duke kritikuar qëndrimin e qeverive shqiptare që kanë qenë në pushtet gjatë negociatave me Athinën duke pranuar kërkesat e tyre.

DEBATI I PLOTE:

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Artan Hoxha: Meqë është i nxehtë ky fakti që nxori parafolësi, sigurisht që është shumë interesante, por konkluzionet që arrin, janë tërësisht të gabuara.

Hektor Ruci: Konkluzionet e mira zotëri, të lutesha të ishit më i rezervuar dhe etik në momentin që flisni.

Artan Hoxha: Në rregull, vazhdo përgjigju pas meje. Është e vërtetë që ushtria italiane ishte e rregullt, kishte standarde të tjera, që nuk i kishte ushtria greke. Është e vërtetë që ato varreza provizore janë ashtu sikur janë, por janë provizore, por ato që janë ngritur tani në Shqipëri janë memorialë, historike, do të ngelen aty përjetësisht, ky është problemi që kemi në sot me Greqinë.

Hektor Ruci: Mos doni t’i sjellim në Shijak? Ju lutem

Artan Hoxha: Bëj durim. Unë jam marrë me planet shoviniste dhe plani i parë për të bërë varreza memoriale të ushtarëve grekë kanë qenë në plan për t’u ndërtuar pesë të tilla dhe asnjëra atje ku i kanë planifikuar varrezat ushtria italiane, që ishte në Saimon, pranë Urës së Dragotit. E dyta ka qenë në Përmet dhe e treta në Këlcyrë. Po ku janë varrezat memoriale sot? Në Shënkoll, ka qenë një kishë e vjetër, ku sot është ndërtuar një manastir, që zyrtarisht thuhet i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare por çuditërisht ndodhet një varrezë me 630 qivurë të ushtarëve të ushtrisë greke, në fakt janë bosh se nuk ka eshtra. Të vetmet 36 prej tyre u gjetën në Saimon. Përse pala greke nuk kërkon që këto varreza të bëhen ku ka qenë varreza provizore italiane? Sepse plani i palës greke është që varrezat memorialë në Shqipëri të mos bëhen ku kanë qenë betejat por në kërkon që të bëhen në kufirin imagjinar të Vorio-Epirit.

Hektor Ruci: E keni gabim më vjen keq.

Artan Hoxha: Më dëgjo se e kam me dokumente. E di ti ku janë sot varrezat memoriale? Bularati një, e dyta Manastiri i kishës në hyrje të grykës së Këlcyrës, nuk ka pasur kurrë varrezë aty, e treta e di ti ku është ngritur në hyrje të Korçës në Çiflig. Janë dy mijë dhe atje nuk ka pasur asnjë betejë. Vendi tjetër i planifikuar është në fshatin Vodicë të Kolonjës, por përse është atje dhe jo në Malin e Gramozit ku ka pasur betejë?

Hektor Ruci: Sepse varrezat nuk bëhen në male, por në fushë.

Artan Hoxha: Po përse nuk u bë në Ersekë atëherë?

Hektor Ruci: Nuk është argument.

Artan Hoxha: E fundit që dua të them, në 1995 kur marrëdhëniet Shqipëri-Greqi filluan të përmirësoheshin është vendosur në lëvizje kjo gjë, që pala greke kërkonte që në Shqipëri të kishte varreza memoriale dhe ajo qeveri që ka qenë, qeveri maskarenjsh. Pala greke pretendonte për 12 mijë të vrarë, qeveria e Adil Çarçanit ka kthyer këtë përgjigje, që në Shqipëri ndodhen eshtrat e 2250 ushtarëve grekë. Shpërndaja ka qenë; Gjirokastër, Skrapar, Korçë, Ersekë, Kolonjë, Përmet, Pogradec, Delvinë, Sarandë, Tepelenë dhe Vlorë. Përse pala greke nuk kërkon varrezë në Vlorë? Sepse nuk e ka te ai kufiri i famshëm. Duhet të jemi korrekt.

Ksenofon Krisafi: Zotin Hoxha e përgëzoj për këtë ekspoze shumë interesante dhe të saktë. I kam parë këto dokumente. Zoti Hoxha e trajtoi shumë mirë aspektin historik të kësaj çështje.

 

Pas

Tre arsyet që e bënë Aleksandrin e Madh vërtetë “të Madh”

Para

“Më hiqni arrestin me burg” Ankohet ish-drejtori i RTSH, kërkon ti lehtësohet masa: Nuk jam i rrezikshëm

Para
“Më hiqni arrestin me burg” Ankohet ish-drejtori i RTSH, kërkon ti lehtësohet masa: Nuk jam i rrezikshëm

“Më hiqni arrestin me burg” Ankohet ish-drejtori i RTSH, kërkon ti lehtësohet masa: Nuk jam i rrezikshëm

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si të balanconi dashurinë dhe studimet

Si të balanconi dashurinë dhe studimet

nga Fast News
13:30 | 14/01/2026
0

Do të na mungosh e mira Brunë!

Do të na mungosh e mira Brunë!

nga Fast News
11:20 | 14/01/2026
0

Mirupafshim Labubu, trendi i radhës quhet Mirumi dhe lëviz kokën!

Mirupafshim Labubu, trendi i radhës quhet Mirumi dhe lëviz kokën!

nga Fast News
10:59 | 14/01/2026
0

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

nga Fast News
17:30 | 13/01/2026
0

Recent News

Si të balanconi dashurinë dhe studimet

Si të balanconi dashurinë dhe studimet

13:30 | 14/01/2026
Do të na mungosh e mira Brunë!

Do të na mungosh e mira Brunë!

11:20 | 14/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar