Virusi C OVID19 është përhapur dhe në burgun e Drenovës.
Mësohet se 10 të dënuar kanë dalë të infektuar, ndërsa ditën e djeshme, njëri prej tyre është transportuar me urgjencë drejt Tiranës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
I dënuari me inicialet E.D. prej disa ditësh ka shfaqur simptoma, por gjendja e tij është rënduar mbrëmjen e djeshme.
Të burgosur e tjerë që kanë rezultuar pozitivë, kanë qenë kontakte të E.D. Ata janë karantinuar ndërsa priten edhe rezultate për të dënuarit e tjerë të burgut të Drenovës.