• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ndihmoni urgjent familjet shqiptare” Basha propozim qeverisë: Ulni TVSH-në për mallrat e shportës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Ndihmoni urgjent familjet shqiptare” Basha propozim qeverisë: Ulni TVSH-në për mallrat e shportës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh sot gjatë fjalimit të tij në Kuvend se ka propozuar një projektligj për uljen e TVSH për mallrat e shportës.

Ai nënvizoi se kjo masë duhet të miratohet urgjentisht, pasi shqiptarët po përballen me një varfëri ekstreme dhe gjithanshme të çmimeve.

“Ja ku e ke konfirmimin e FMN, meqë dole të qetësohesh pak te dhoma ngjitur. Dëgjoje nga dhoma ku je ngjitur, se Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vendeve në Evropë në vitin 2020, në raport me mesataren e 2015-2019, nga publikimi i fundit i FMN. Ndryshe nga të pa aftët që të rrethojnë e që s’të ndihmojnë dot. E vërteta është ajo që deklarova unë. Vdekjet shtesë ishin 20% më të larta se mesatarja e 2015-2019, e para në Evropë, por nga shtetet e rajonit ne kemi diferencë të jashtëzakonshme. Më pas pasqyra bën të qartë vendet ku pandemia nuk ka pasur efekte shkatërrimtare.

Këto nuk ndryshohen dot. Prandaj, këtij fakti mos i ikni, siç i ikët sallës, siç i ikët dhe herën e kaluar. Vjen këtu dhe përdor një fjalor të pa pranuar me zonjat. Ke harxhuar një orë duke u marrë me flokët e mia. Pse? Që të mos flasësh për hallet e shqiptarëve? Kush janë pengjet? Ato janë shqiptarët, pengje të mos shpërblimit. Pengje të shkollave që s’i ke ndërtuar akoma. Pengje të pa drejtësisë, të grabitjes së pronave.

Pengje të mizorisë. Të këtij shteti brutal, pa zemër që ke ndërtuar në këto 8 vite. Dy ditë më parë, për t’i dhënë fund hipokrizisë tënde ne propozuam projektligjin për uljen e TVSH të shportës në 6%. Familjet po përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve, si rezultat i korrupsionit. Jo vetëm shtresat në nevojë, por të gjitha familjet që jetojnë me punë të ndershme. Deputetët e vendit me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë, kur rritja e çmimeve vrapon shumë më shpejt se rritja anemike e pagave, nuk mund të heshtin, për aq sa e konsiderojnë veten deputetë. Nuk ia vlen as të mbyllim sytë, veshët, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve.

Kemi përgjegjësi përballë familjeve shqiptare, që e dinë fort mirë ç’po heqin. Ky parlament e ka mundësinë të ofrojë zgjidhje, të lehtësojnë barrën e rëndë familjeve në nevojë. Ka disa vende që hanë një herë në ditë, e ngrysen me ankthin e së nesërmes. Ky propozim është për ta. Nuk është për të bërë logje, e as për të gjetur justifikime e devijuar debatin te metaforat e lodhura të të sëmurit të Tiranës, që në fakt, kanë qenë një premtim për shumë kohë. Kur vjen radha për të firmosur tendera sekretë, tendera dhe PPP publikë, koncesione për miqtë, papritur shndërrohet për personazhin e 1001 netëve, për Ali Babën, që i lëshohet taksave të shqiptarëve me 40 hajdutët. Vendi më i varfër i Evropës, nuk e vendos ekonominë e drobitur nga vjedhjet, që fitues janë ata që i caktoni ju, e jo gara. Ju vijnë në duar në xhepa, bëjnë sikur investojnë, nga 120 mln që ka qenë Rruga e Arbrit shkon mbi 300 mln.

Nuk ka nevojë as për shkencë, as tigra prej letre për të gjetur para për të lehtësuar ekonominë, mjafton të silleni si çdo person normal i këtij vendi. Ne themi ulni TVSH, ky thotë do të blej satelit. Me borxhin më të lartë në historinë e tranzicionit, ju jo plan që s’keni, por po asgjësoni atë që keni ngritur”, tha Basha.

Pas

“Prindi 1” dhe “Prindi 2”/ Formulari që shkaktoi debate, reagon Bashkia e Tiranës: Ja si qendron e vërteta

Para

“Do ja ha veshin” Rama ‘thumbon’ Kryemadhin dhe ka një propozim për Bashën: Kafsho, kafsho

Para
“Do ja ha veshin” Rama ‘thumbon’ Kryemadhin dhe ka një propozim për Bashën: Kafsho, kafsho

“Do ja ha veshin” Rama ‘thumbon’ Kryemadhin dhe ka një propozim për Bashën: Kafsho, kafsho

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar