• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Sa herë kemi vajtur dhe nuk i gjenim ministrat në punë” Nuk është më pjesë e qeverisë, Braçe ‘shpërthen’ në kritika

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Sa herë kemi vajtur dhe nuk i gjenim ministrat në punë” Nuk është më pjesë e qeverisë, Braçe ‘shpërthen’ në kritika
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ish-zv.kryeministri Erion Braçe nuk i kurseu kritikat sot teksa po fliste në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Ai u tregua skeptik ndaj projektligjit të propozuar nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në lidhje me krijimin e Agjencisë për Bashkëqeverisje.

Gjatë diskutimeve, Braçe theksoi se problemi qëndron në mosfunksionimin e institucioneve shtetërore dhe sipas tij është shpenzim i shkuar dëm krijimi i agjencive për të bërë të mundur funksionimin e institucioneve.

Me tone të ashpra, deputeti i PS kërkoi që të hapin krahun të gjithë ata nënpunës civil, të cilët për shkak të korrupsionit që kryejnë ndikojnë në mosfunksionimin e institucioneve që përfaqësojnë. Gjithashtu Braçe zbuloi se shumë herë gjatë kohës që ai ishte zëvendëskryeministër, kur shkonin për marrjen e përgjigjeve në ministri për çështje të caktuara, ministrat nuk gjendeshin në vendin e punës.

“Nuk ka mjaftuar ajo agjenci që ishte atje. E dini sepse nuk ka mjaftuar. Sepse fillon këtu (e vendos gishtin në kokë). Nëse ministri, zëvendësministri, struktura e ministrisë dhe agjencitë nuk e fillojnë ditën e punës duke patur në mendje t’i shërbejnë qytetarit, nuk ndodh kjo. Aty është zonja. Tani se nuk nxjerr dhe ndonjë sekret të madh, sa herë kemi vajtur ne në ministri dhe nuk kemi gjetur ministrat në punë. Kemi shkuar për të kontrolluar marrjen e përgjigjes institucion me institucion dhe vendosën tabela për të kontrolluar fluksin e ankesave dhe përgjigjet që jepeshin.

Thelbi nuk është funksionimi i kësaj agjencie është thelbi i funksionimit të institucioneve. Ma lejoni t’ia u them zonja minister, kemi hyrë në vitin e 9-të do vi i 10-i, i 11-i, i 12-i, që ne të kemi vështirësi në funksionimin e institucioneve dhe të krijojmë instrumente që të vënë në lëvizje institucionet mua më duket para e shpenzuar kot. Që të jemi të qartë! Nëse nuk bëjnë dot institucionet të funksionojnë të hapin krahun që të gjithë.

Nëse ka agjenci që nuk i përgjigjen qytetarit për një mijë e një arsye dhe ku një prej arsyeve është korrupsioni, në hipoteka, në tatime, në inspektime, të hapin krahun të largohen. Ligji për nënpunësin civil e ka të përcaktuar qartë, por mungon vullneti për të larguar atë që nuk i shërben qytetarëve dhe e bën institucionin të dështojë”, tha Braçe.

Pas

“Policia duhet të hetojë” Ngjarja që tronditi opinionin publik, Milaim Zeka lëshon thirrjen urgjente

Para

Kërkoi lirinë/ Gjykata merr vendimin për prokurorin e Vlorës, ja çfarë pritet

Para
Kërkoi lirinë/ Gjykata merr vendimin për prokurorin e Vlorës, ja çfarë pritet

Kërkoi lirinë/ Gjykata merr vendimin për prokurorin e Vlorës, ja çfarë pritet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar