• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit në Fier/ Dyshohet për konflikte pronësie, 23 vite më parë i vranë motrën dhe bashkëshortin e saj

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Më kërcënon” Bie në pranga vlonjati me tre emra, e denoncoi një grua
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesmeni Demir Backa u ekzekutua dje në mbrëmje me breshëri kallashnikovi brenda automjetit të tij “Audi” në Fier. 57-vjeçari u nis me urgjencë drejt spitalit, por një orë pas ngjarjes ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

“News 24” raporton se një prej pistave është ngritur mbi një krim të kryer 23 vite më parë. Në vitin 1998, 57-vjeçarit i kanë ekzekutuar motrën dhe bashkëshortin e saj në afërsi të shkollës së Muzikës në Fier.

Ndërkaq, pista e dytë lidhet me një konflikt për një pjesë të lagunës në Lushnjë, në Gotull. Janë rreth 200 hektarë e dhënë me koncesion dhe para disa kohësh ka pasur një konflikt mes personit që e ka marrë me koncesion A.P. dhe Demir Backës.

Ndërsa pista e tretë lidhet me një çështje pronash. Backa ka pasur qindra hektarë tokë të pyllëzuar në Darëzezë dhe në këtë sipërfaqe janë prishur disa objekte të ndërtuara nga banorët. Një person i cili ishte subjekt i OFL-së ka pasur po ashtu konflikt me viktimën.

NGJARJA

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

I ndjeri Demir Backa është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa. Vëllai i tij kishte vjedhur një bankë në Sarandë, 24 vite më parë gjatë kthimit së bashku me 16 persona të tjerë janë vrarë.

Mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve rreth vendngjarjes si dhe ka ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit të Fierit.

Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:40 në rrethrrotullimin e njohur si ish-QTU. Autori ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje drejt viktimës.

57-vjeçari Demir Backa ka qenë në automjetin e tij tip “Audi” të parkuar pranë vendngjarjes në momentin kur i është afruar makina e autorit ose autorëve të përfshirë.

Fillimisht, Backa ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Disa minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur një makinë të djegur në afërsi të fshatit Daullas pranë Bypassit të Fierit. Duke marrë parasysh ngjarjen, dyshohet se makina u përket autorit ose autorëve. Deri më tani policia nuk ka bërë me dije ende asnjë pistë hetimi lidhur me këtë vrasje./panorama

Pas

“Ndal Policia e Shtetit!”/ Autorët u shtirën si policë për të grabitur shtëpinë! Rrëfimi i biznesmenit

Para

Test psikologjik: Zgjidhni një imazh për të zbuluar nëse ëndrrat tuaja do të realizohen

Para
Test psikologjik: Zgjidhni një imazh për të zbuluar nëse ëndrrat tuaja do të realizohen

Test psikologjik: Zgjidhni një imazh për të zbuluar nëse ëndrrat tuaja do të realizohen

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Do të na mungosh e mira Brunë!

Do të na mungosh e mira Brunë!

nga Fast News
11:20 | 14/01/2026
0

Mirupafshim Labubu, trendi i radhës quhet Mirumi dhe lëviz kokën!

Mirupafshim Labubu, trendi i radhës quhet Mirumi dhe lëviz kokën!

nga Fast News
10:59 | 14/01/2026
0

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

nga Fast News
17:30 | 13/01/2026
0

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

nga Fast News
17:26 | 13/01/2026
0

Recent News

Do të na mungosh e mira Brunë!

Do të na mungosh e mira Brunë!

11:20 | 14/01/2026
Mirupafshim Labubu, trendi i radhës quhet Mirumi dhe lëviz kokën!

Mirupafshim Labubu, trendi i radhës quhet Mirumi dhe lëviz kokën!

10:59 | 14/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar