Një makinë policie është aksidentuar mëngjesin e kësaj të diele. Ngjarja u shënua pranë Maternitetit të ri në Tiranë.
Shpejtësia dhe lagështira në rrugë duken se kanë qenë ndër shkaqet që makina e policisë ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën.
Fatmirësisht, aksidenti ka qenë pa pasoja të rënda. Efektivët që ndodheshin brenda makinës nuk janë lënduar.