Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për vizitë zyrtare në Egjipt, ku është pritur me ceremoni shtetërore.
Ai publikoi pamjet e mbërritjes si dhe pritjes në aeroportin egjiptian nga homologu i tij, Moustafa Madbouly.
Gjatë takimit mësohet se janë nënshkruar dhe tre marrëveshje të rëndësishme:
- Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit
- Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit
3. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian.