• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Studimi: Ja pse është e lehtë fshehja e parave të pista

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Studimi: Ja pse është e lehtë fshehja e parave të pista
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një libër i botuar në vitin 2014 e tronditi botën e financave në parajsat fiskale. “Global Shell Games” nxori në pah lehtësinë me të cilën kompanitë guacka mund të pastrojnë para apo të shmangin taksat duke përdorur llogaritë bankare të ruajtura nga kompani guacka anonime.

Libri, aktivizmi i OJQ-ve dhe rrjedhjet e shumta të informacioneve konfidenciale vitet e fundit, me rastin e fundit “Pandora Papers”në fillim të këtij muaji, i nxiti qeveritë të rrisin transparencën e korporatave.

Britania dhe vendet e tjera prezantuan regjistrat publikë të pronarëve të kompanive. Amerika miratoi një ligj që i jep fund anonimitetit të kompanive guacka. Por cili është rezultati? Autorët e librit kanë realizuar së fundmi një studim të ri që tregon se në fakt kanë ndryshuar shumë pak gjëra.

Bankat dhe ofruesit e shërbimeve për korporatat (CSP), kompani që krijojnë kompani për të tjerët, dhe që synohet të jenë në vijën e parë të luftës kundër krimit financiar bëjnë një punë të tmerrshme për të bërë dallimin midis klientëve të ligjshëm dhe atyre që shkelin ligjin.

Tre ekspertët që kryen studimin-Xhejzën Sharman nga Universiteti i Kembrixhit, dhe Daniel Nielson dhe Majkëll Findlej nga Universiteti i Teksasit në Ostin – ndërmorën atë që ata e quajtën një “ekspeditë misterioze të blerjeve”. Ata regjistruan kompani guacka me profile të ndryshme rreziku, dhe më pas dërguan më shumë se 30.000 e-maile në banka dhe CSP në çdo vend të botës për të krijuar llogari bankare.

Pjesa më e madhe e këtyre kompanive ndodhej në vende me një rrezik të lartë korrupsioni, të tilla si Papua Guinea e Re ose Pakistani. Vendndodhjet më të sigurta ishin Australia dhe Zelanda e Re. Në mes ishin kompanitë guacka nga parajsat e njohura fiskale si Ishujt e Virgjër Britanikë.

Në disa misione autorët dhe ekipi i tyre u paraqitën si biznesmenë të ligjshëm; në raste të tjera si njerëz që kishin probleme me ligjin, siç janë shumë nga njerëzit që janë pjesë e listave të zeza. Sistemi global kundër pastrimit të parave (AML) që ka evoluar që nga vitet 1980 nën Task–Forcën e Veprimit Financiar (FATF), një agjenci shumëpalëshe, mbështetet shumë tek sektori privat për të pastruar paratë e pista.

Bankat duhet të ndjekin rregullin“njoh klientin tuaj”, dhe të identifikojnë pronarin e vërtetë të klientit, ose “përfituesin”.Ky regjim “i bazuar tek rreziku” është prishur sugjeron studimi. Autorët zbuluan se profilet e ndryshme të rrezikut nuk bënë “thuajse asnjë diferencë” në gatishmërinë e bankave për të hapur një llogari; dhe CSP-të ishin edhe më pak të ndjeshme ndaj rrezikut.

Studimi tregon se puna e zhurmshme e AML-së po “i delegohet një sektori privat që nuk mundet ose nuk do që ta bëjë atë” thotë Sharman. “Bankat nuk janë në gjendje ose nuk duan të bëjnë gjykime të imta të rrezikut që kërkon vetë sistemi, pasi ato përdorin procedura të standardizuara dhe të përgjithshme”- thekson ai. /

“The Economist” – Bota.al

Pas

“Unë ndjej për ty, por si motër” Deklarata e Granitit bën për spital Fifin, thirret ambulanca për këngëtaren

Para

“Në hak i kam hyrë Zotit dhe jo Sali Berishës” Basha ashpërson tonet: Ja pse nuk i jam përgjigjur

Para
“Në hak i kam hyrë Zotit dhe jo Sali Berishës” Basha ashpërson tonet: Ja pse nuk i jam përgjigjur

“Në hak i kam hyrë Zotit dhe jo Sali Berishës” Basha ashpërson tonet: Ja pse nuk i jam përgjigjur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar