Pas raportit të FMN që e renditi Shqipërinë si vendi me vdekshmërinë më të lartë në Europë nga C OVID19, ka reaguar dhe presidenti Ilir Meta.
Ai bën thirrje që të ndërhyhet urgjentisht për të zbuluar dhe eleminuar pikat e dobëta, në mënyrë që të parandalohet kjo shkallë e lartë e humbjes së jetëve.
REAGIMI I PLOTE:
Renditja e Shqipërisë si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19 sipas FMN, është një fakt alarmant, që duhet të merret shumë seriozisht, për më tepër që vendi ynë është ende me moshë mesatare më të re të popullatës krahasuar me vendet e tjera të BE.
I bëj thirrje, Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët.
Duhen zbuluar dhe eliminuar pikat e dobëta dhe duhet ndërhyrë urgjentisht për të parandaluar këtë shkallë të lartë të humbjeve të jetëve.
Jemi ende në valën e pandemisë dhe ndërhyrjet përmirësuese dhe korrigjuese të masave antiCovid duhet të ndërmerren sa më parë.