• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Hëngrëm peshk dhe pimë raki” Misteri për vdekjen e 4 turistëve rusë, zbardhet dëshmia e guidës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Hëngrëm peshk dhe pimë raki” Misteri për vdekjen e 4 turistëve rusë, zbardhet dëshmia e guidës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Vijon të jetë ende mister vdekja e katër turistëve rusë në hotelin luksoz në Qerret të Kavajës.

Edhe pse kanë kaluar shumë ditë, nuk ka ende një pistë të qartë hetimi.

Ndërkohë së fundmi është zbadhur dhe dëshmia e personit që shoqëronte të huajt.

Një 30-vjeçare ukrainase, që ishte operatorja e tyre turistike e turistëve rusë ka treguar para hetuesve itenerarin e tyre në Maqedoninë e Veriut, kthimin në Shqipëri dhe ushqimet që kishin ngrënë. Maria nga Ukraina u ka treguar hetuesve me detaje orët e saj të fundit me turistët rusë.

Sipas mediave Maria, që punon si guidë turistike prej disa vitesh në Shqipëri, thotë se Sergei e Natalia Burenkov, vajza e tyre Ekaterina dhe dhëndri Nikita Belousov ishin shumë të kënaqur me udhëtimin dhe nuk kanë treguar asnjë shenjë shqetësimi shëndetësor apo të ndonjë natyre tjetër. Ajo ka treguar se më 15 shtator, në orën 7 të mëngjesit, familja e Sergeit, së bashku me 4 turistë të tjerë nga Rusia nga janë nisur nga Qerreti në drejtim të Ohrit, në Maqedoni. Fillimisht kanë ndaluar në një auto-grill, në dalje të Librazhdit, ku secili ka konsumuar ushqimet që kishin marrë me vete.

Pas kësaj ata kanë kaluar kufirin dhe rreth orës 13 të mesditës së të premtes janë ulur në një restorant në qendër të Ohrit. Maria ka deklaruar se të gjithë pjesëtarët e grupit kanë porositur thuajse të njëjtat ushqime- piskavica, pak peshk dhe disa prej tyre kanë marrë edhe nga një gotë raki. Ajo ka treguar se gjatë kohës që shoqëronte grupin ku ishin edhe katër turistët rusë, nuk ka dalluar ndonjë shenjë që ata ishin persona që kishin varësi nga alkooli apo lëndë të tjera. Thuajse të njëjtat deklarime kanë dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore edhe 4 shtetasit e tjerë rusë, të cilët udhëtuan së bashku me familjen Burenkov.

Hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe deri më tani ka dyshime se vdekja e tyre ka ardhur për shkak të klorit, por kjo ende nuk është verifikuar plotësisht. Kujtojmë se në fillim u tha se turistët kishin ndërruar jetë prej asfiksimit në sauna, ose konsumimit të kokainës, por këto teori u hodhën poshtë dhe deri më tani ka mbetur vetëm ajo e asfiksisë nga klori. Viktima mbetën çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Pas

Nga nënkomisari te kryeinspektori/ Super-operacioni i SPAK, dalin emrat e policëve të arrestuar

Para

“Fshehu të shkuarën e babait” Dorëzohet në KQZ ankesa e papritur për deputeten e PD

Para
“Fshehu të shkuarën e babait” Dorëzohet në KQZ ankesa e papritur për deputeten e PD

“Fshehu të shkuarën e babait” Dorëzohet në KQZ ankesa e papritur për deputeten e PD

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar