Ditën e sotme Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj grupit të Talo Çelës.
Ata akuzohen për dy ngjarje kriminale me 4 viktima.
Mësohet se është dërguar dosja për Besian Xhixhën, Enver Divën, Altin Ndocin dhe për bashkëpunëtorin e drejtësisë Klevis Allën.
Për të pandehurit Talo Çela dhe Nuredin Dumani gjykata pezulloi me një vit çështjen, për shkak se ata ende nuk janë arrestuar.
Të pandehurit akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia dhe Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia.