• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Jam pa shtëpi, me minus 900 mijë euro” Revoltohet artisti i madh: Ramës i kam shkruar 42 letra

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Jam pa shtëpi, me minus 900 mijë euro” Revoltohet artisti i madh: Ramës i kam shkruar 42 letra
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kompozitori i njohur Limoz Dizdari ka denoncuar dhe më parë mënyrën se si sipas tij pushteti lokal i ka “rrëmbyer” Qendrën Rinore në Ksamil.

Dizdari, i cili mban titullin “Artist i Merituar”, shprehet se për këtë pronë ka investuar 900 mijë euro.

Ndër të tjera ai zbulon se objekti është shkatërruar dhe tha se për këtë problematikë i ka shkruar 42 letra kryeministrit Edi Rama por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Kompozitori rrëfen se të dy me bashkëshorten ishin larguar nga Tirana drejt Ksamilit për të bërë me shumë pasion këtë investim prej 23 vitesh.

“Kur vajta duhet të filloja të ulërija me atë që pashë, gjithçka ishte e shkatërruar. Nuk është metaforë por realitet i hidhur. E drejta këtu është shtrembëruar shumë. Unë vajta ishin ndryshuar bravat që mos hyja. Kam vajtur disa herë në polici, jam ankuar edhe ne prokurori. kam bërë shumë denoncime, konstato që gjithnjë e më shumë ngjajnë me lidhëse këpucës.

Më thonë që kanë hyrë brenda por kanë futur brenda edhe qen, jo nga ata që bëhet shaka por nga ata që të kafshojnë. Cuditërisht unë shkoj takoj një takim i shqetësuar me ministrin, e falenderoj sepse ishte shumë i gatshëm. Sdija nga tja filloja sepse u bë shumë kohë që i përsërit gjërat, dhe ministrja më tha hajde për cfarë ke ardhur. Unë i thash kam ardhur për të verifikuar pas 50 vitesh një thënie të Marksi a ka pasur të drejtë apo jo. Ai thoshte përsëritet historia një herë si tragjedi një herë si komedi. Jemi në tragjikja apo në komikja, në fakt ai lëvizi dhe i dha urdhër policisë.

Kush e ka blerë qendrën? Thonë që e kanë nxjerrë në akaunt. Thonë që e ka nxjerrë konfederata sepse konfederata që nga 6 maji i 1998 të gjitha shtëpitë e kulturës të ndërmarjes bujqësore i kanë kaluar pushtetit vendor. Nga 1998 konfederata ma dha mua ma dha mbi bazën e një kontrate që është e rremë dhe në 2008 kryetari i Komunës së Ksamilit vjen dhe më thotë që “ju faleminderit keni bërë punë të mirë, do të vazhdojmë tju bëjmë me dije që kjo pronë është e jona”.

Kjo qendër aktualisht nuk është në pronësi të askujt dhe çfarë ka federata i shet copa copa dhe ne i kemi atakuar me procese gjyqësore dhe s’kanë përfunduar dhe s’kanë ndërmend të përfundojnë. E kanë bërë këtë qëllimshëm që të vijnë deri në 20 që të mbaronte afati dhe kontrata ime që ata të futeshin arbitrarisht dhe këtë gjë kanë bërë.

Nga kjo qëndër keni nxjerrë para? “unë jam me minus 900 mijë euro. Nuk i kam nxjerrë nga kurset e pianos. Unë sot aktualisht jam pa shpi i kam shitur dhe kam marrë nja 280 mijë euro borxh nëpër banka, kam 23 vite që rrogat e mia dhe familjes janë harxhuar aty. Por skam marrë para.

Nuk ju shërben si model ky i imi që unë dhe Adriana së bashku bëjmë 160 vjet ikim nga Tirana dhe zhvendosemi aty, nuk është kjo një detyrë prej misionari? Kam bërë një gjë jashtëzakonisht të vyer, kjo nuk është e imja. Ata që nuk janë sensibël janë autorë të kësaj gjëje të keqe. Në bazë të ligjit të 1998 qendrat kulturore i kaluan pushtetit qëndror dhe nuk do ta regjistrojë dhe bashkia e Sarandës nuk do ta regjistroijë dhe kemi ndjekur rrugë ligjore dhe për këtë kemi bërë një denoncim në SPAK. Bashkia nuk jep përgjigje as qeveria as kryeministri. I kemi dërguar 42 letra kryeministrit Rama dhe s’na kthen përgjigje, ai e di mirë se çfarë po ndodh aty”, tha ai i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun”.

 

Pas

Valë e re pandemie, ja kush është shteti i parë që rikthen karantinën

Para

“Ndalo, idiot!”/ Kamioni merr para Volksvagenin në autostradë, shoferi nuk e vë re makinën

Para
“Ndalo, idiot!”/ Kamioni merr para Volksvagenin në autostradë, shoferi nuk e vë re makinën

“Ndalo, idiot!”/ Kamioni merr para Volksvagenin në autostradë, shoferi nuk e vë re makinën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar