Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Vlorë, ku një e moshuar ka humbur jetën.
Policia njofton se rreth orës 08:18, në lagjen “28 Nëntori” dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte e vetme, shtetasja me iniciale M. C., rreth 80 vjeç, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:18, në lagjen “28 Nëntori” dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte e vetme, shtetasja M. C., rreth 80 vjeç, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.