Pasditen e sotme një banesë është përfshirë nga flakët në Korçë.
Mësohet se brenda ndodhej një person i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.
Viktima është identifikuar sii Vasil Dolani 65-vjeç.
Sipas informacioneve në banesë kanë qenë edhe te persona të tjerë, të cilët mundën të dilnin jashtë në kohë.
Ngjarja u regjistrua në lagjen 12 në qytet, në zonë e quajtur Çezma e Amzës, ndërsa arsyet e rënies së zjarrit në banesë nuk dihen ende.