• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Zgjedhjet në Kosovë/ Kush po udhëheq me mbi 50 për qind të votave?

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Zgjedhjet në Kosovë/ Kush po udhëheq me mbi 50 për qind të votave?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, që njëherësh është kryetar aktual në këtë komunë, ka fituar 63.60 për qind pas numërimit të 50 për qind të votave.

I dyti në këtë komunë është Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje që ka fituar rreth 25 për qind të votave. Ndërkaq, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza po prin në zgjedhje. Sipas të dhënave të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me 57 për qind të votave të numëruara, Hamza ka fituar 52.96 për qind të votave.

I dyti është kryetari aktual i komunës, Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai, sipas rezultateve preliminare ka fituar 35.31 për qind.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri – njëherësh kryetari aktual i komunës – ka fituar 59.81 për qind të votave pas numërimit të 48.27 për qind. I dyti është Gazmend Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje me 22.41 për qind.

Ndërkaq, kandidatët për kryetarë komunash nga radhët e Listës Serbe po prijnë në pothuajse të gjitha komunat me shumicë serbe.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë. Të dhënat e publikuara në ueb-faqen e KQZ-së përfshijnë vetëm votat e rregullta dhe jo ato me kusht dhe nga jashtë Kosovës. Në komunat e tjera, përpunimi i votave është duke shkuar më ngadalë dhe ende është e paqartë nëse në to do të ketë fitues në raund të parë apo do të shkojnë në balotazh.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar në zgjedhje lokale është rreth 43 për qind. Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind.

Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Në këto zgjedhje, për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë. Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.

Marrë nga REL

Pas

Napoli është skuadra perfekte në Evropë, merr fitoren e tetë radhazi nga starti

Para

Lëkundje të forta toke ndihen në vend

Para
Shqipëria tundet sërish/ Lëkundje tërmeti në veri të vendit, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta toke ndihen në vend

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

nga Fast News
20:37 | 14/01/2026
0

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

nga Fast News
18:00 | 14/01/2026
0

Guvernatori Sejko flet nga Vjena për monedhën digjitale: Kërkon qasje të kujdesshme

Guvernatori Sejko flet nga Vjena për monedhën digjitale: Kërkon qasje të kujdesshme

nga Fast News
17:52 | 14/01/2026
0

Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

nga Fast News
17:46 | 14/01/2026
0

Recent News

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

20:37 | 14/01/2026
KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

18:00 | 14/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar