• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Maqedoni, 83 persona të armatosur duan të prishin zgjedhjet, iu gjenden edhe 2 mijë euro

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Maqedoni, 83 persona të armatosur duan të prishin zgjedhjet, iu gjenden edhe 2 mijë euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen me shumë probleme dhe tentativa për blerje votash.

Policia në Maqedoni arrestoi katër persona të dyshuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri me dije se ndalimi i tyre u bë në lagjen në lagjen Dracevë të Shkupit, ku thuhet se i kapën duke u shpërndarë para në këmbim të votës. Personave iu konfiskuan edhe 2000 euro. “Të ndaluarit akuzohen për veprën penale ‘ryshfet në zgjedhje dhe votim’. Cështja i kaloi Prokurorisë publike për procedim të mëtejmë”, thuhet në njoftim.

Po kështu në pranga ka përfunduar dhe një person tjetër në qytetin e Prilepit për kërcënim ndaj një kandidati për kryetar të komunës. I ndaluari i moshës 21 vjeç u dënua me procedurë urgjente me tetë ditë burgim. Të drejtën e votës në këto zgjedhje e kanë shfrytëzuar të burgosurit, të moshuarit me sëmundje kronike, personat me invaliditet si dhe të infektuarit me koronavirus.

Prokuria jep alarmin: 83 persona të armatosur

Në njoftimin për media, të Prokurorisë Themelore Publike janë paraqitur parregullsi gjatë procesit të sotëm zgjedhor.

Një nga rastet e paraqitura  është se sot në orën 9:04 paradite, Shtabi Operacional ka marrë një njoftim nga  Ambasada Amerikane, duke informuar se një person nga një parti politike, një ditë më parë, u është drejtuar duke thënë  se 83 persona të cilët janë dënuar në mënyrë të përsëritur për vepra penale e të cilët ndodhen në liri, kanë marrë armë zjarri për të penguar procesin zgjedhor, transmeton Alsat.

Më tej në komunikatë thuhet edhe se një person tjetër – një autor i njohur i veprave penale posedon armë dhe se ditën e zgjedhjeve ai do të kryejë vepra penale me të cilat do të rrezikojnë jetën e qytetarëve – anëtarë të një partie politike.

Të gjitha rastet po verifikohen nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Maqedonia e Veriut zgjedh këtë të djelë kryetarët e 80 komunave dhe këshillave komunalë, si dhe kryetarin e Shkupit, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal. Në garë janë 10,653 kandidatë të partive politike, koalicioneve si dhe kandidatë të pavarur. Gara kryesore zhvillohet mes dy blloqeve politike, LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet, dhe partive opozitare VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Pas

I moshuari 88-vjeçar në Prishtinë: Votova për veten dhe dy kandidatë të tjerë

Para

“Po digjemi”, publikohet momenti kur hidhen nënë e bir nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve në Astir

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

nga Fast News
16:45 | 14/11/2025
0

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Recent News

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

16:45 | 14/11/2025
Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar