• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“BE mbështet Turqinë” Vizita e lamtumirës, kancelarja Angela Merkel takohet me Erdogan

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
“BE mbështet Turqinë” Vizita e lamtumirës, kancelarja Angela Merkel takohet me Erdogan
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në prag të largimit të saj nga detyra si kancelare e Gjermanisë, Angela Merkel po vijon turin e saj të lamtumirës në shtete të ndryshme.

Këtë të shtunëë ajo ishte në Turqi, ku u takua me kreun e shtetit turk, Recep Tayip Erdogan teksa i shprehu mbështetjen e Bashkimit Europian për emigracionin e paligjshëm.

“Ne duam të parandalojmë trafikimin e qenieve njerëzore. Është thelbësore… që BE të mbështesë Turqinë në këtë drejtim,” tha ajo.

Merkel theksoi se Turqia dhe Gjermania kanë gjithmonë interesa të përbashkëta dhe shtoi se kështu do ta shohë qeveria e ardhshme federale.

 

Ajo vlerësoi edhe kontributin e shtetit turk në kuadër të NATO-s, por dha edhe kritika për liritë e njerëzve.

“Si një aleate e NATO -s, Turqia është një partner i rëndësishëm për ne. Unë isha kritike rreth zhvillimeve për të drejtat e njeriut dhe liritë individuale. Unë gjithmonë e kam thënë këtë. Sigurisht, ne kërkuam zgjidhje, mund të kemi këndvështrime të ndryshme, jemi të lidhur gjeostrategjikisht me njëri-tjetrin, jemi të varur. Ne folëm në detaje për talebanët, për refugjatët, për Afrikën. Ne kemi gjithmonë interesa të përbashkëta. Kështu do ta shohë qeveria e ardhshme federale. Qeveria e ardhshme do ta shohë këtë në të njëjtën mënyrë, me të gjitha aspektet pozitive dhe shqetësuese të marrëdhënieve midis dy vendeve. Paqja dhe besimi ynë janë të ndërlidhur”, shtoi ajo.

Konferenca për shtyp pasoi një takim njëorësh midis Erdogan dhe Merkel në Rezidencën Huber. Të dy udhëheqësit diskutuan çështjet në axhendën e tyre, veçanërisht marrëdhëniet dypalëshe.

Ndërsa nga ana e tij, Erdogan është shprehur se racizmi, islamofobia, ksenofobia dhe diskriminimi mbeten problemet kryesore në komunitetin turk në Europë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel në Stamboll, Rexhep Tajip Erdogan tha: “Komuniteti turk në Gjermani përbën pasurinë tonë të përbashkët dhe mban një aspekt të rëndësishëm shoqëror të marrëdhënieve tona.”

Erdogan shprehu shpresën se Merkel do të vazhdojë të kontribuojë në miqësinë mes dy kombeve pas largimit nga detyra.

Pas

E rëndë në Lushnje/ Përmbyset zetori, plagoset gjyshja, nipi dhe mbesa

Para

Grupi hetimor dyshon për vrasje / Shtohet misteri për 4 rusët që u gjetën pa jetë në Kavajë

Para
Grupi hetimor dyshon për vrasje / Shtohet misteri për 4 rusët që u gjetën pa jetë në Kavajë

Grupi hetimor dyshon për vrasje / Shtohet misteri për 4 rusët që u gjetën pa jetë në Kavajë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar