• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Si është puna me satelitët ‘Albania 1 & 2’ që do ‘vendosen në orbitë’?

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Kontroll i territorit me satelitë/ Rama: Vitin tjetër, ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ në orbitë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryeministri Rama tha se “vitin tjetër satelitët Albania 1 dhe Albania 2, do jenë në orbitë”, deklaratë që u shoqërua me të qeshura nga të pranishëm të tjerë në kuvend.

Sot, përballë disa gazetarëve, ai dukej po aq i vendosur për satelitët dhe dronët inteligjentë, duke shtuar se ato do të shërbejnë “për kontrollin dhe administrimin e territorit të vendit për të monitoruar emergjencat civile, zjarret, por edhe luftën kundër krimit”.

“[…] Shqipëria do të ketë satelitë për të forcuar kontrollin mbi territorin dhe do të ketë edhe dronin inteligjent për ta çuar vendin në nivel tjetër administrimi të territorit të vet dhe këto janë mjete të një teknologjie të re që garantojnë monitorim të territorit, që nga kufijtë, ndërtimet, monitorimi i lidhur me informacionin që i duhet strukturave të shtetit kundër trafiqeve dhe përpjekjeve për të zeruar plotësisht kultivimin e narkotikëve dhe për shumë. Edhe për të luftuar krimin e organizuar, duke pasur kapacitete monitoruese të paimagjinueshme, si dhe për të lehtësuar marrëdhëniet në territor që shpeshherë kompromentohen nga inspektorë e punonjës policie të korruptuar.”

Ai shtoi:

“Dhe e mira e kësaj kohe të teknologjisë së lartë është se nuk ka nevojë të jesh vend i zhvilluar për këtë kapërcim epokal. Shqipëria do t’i ketë shpejt satelitët dhe dronët e saj inteligjentë. Për zjarret, për emergjencat civile. Përdorimi i këtyre mjeteve do të jetë për çështje që kanë të bëjnë me punët civile të vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar, jo për veprime apo ofensive ushtarake”.
Ashtu si gazetari i A2 News, edhe shumë të tjerë mund të pyesin “Sa të nevojshëm janë satelitët në një vend që nuk përmbush furnizmin me ujë 24 orë” – pyetje të cilës Rama iu përgjigj:

“Po t’ju them që satelitët lidhen edhe me ujin ç’do thoni ju? Të gjitha bashkë. […] Meqë nuk kemi ujë 24 orë, ne nuk duhet të kemi satelitë?! Do të kemi kontroll mbi lumenjtë dhe do të identifikojmë çdo ndërhyrje të paligjshme në Shqipëri, do të kemi kontroll edhe mbi mjedisin, duke verifikuar në kohë reale çdo cënim të mjedisit sa i përket mbetjeve dhe prerjes së pyjeve. Ne nuk do të bëjmë kërkime në Mars, por na duhen sy inteligjentë për të pasur në kohë reale informacion mbi vendin tonë dhe për të identifikuar në kohë reale çdo ndërtim pa leje në Shqipëri”./a2

Pas

Sherri te shkolla “Çajupi”, ministrja e Arsimit viziton gjimnazin ku ndodhi ngjarja e rëndë: Do forcojmë Komisionet e Etikës! Do lartësojmë figurën e mësuesit

Para

Atdhe Xharavina tregon të vërtetën e lidhjes me Bora Zemanin, ish-konkurrenti i “Për’puthen”…

Para
Atdhe Xharavina tregon të vërtetën e lidhjes me Bora Zemanin, ish-konkurrenti i “Për’puthen”…

Atdhe Xharavina tregon të vërtetën e lidhjes me Bora Zemanin, ish-konkurrenti i “Për’puthen”…

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar