• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

I vlerësuar nga qeveria amerikane/ Kush është Gledis Nano, drejtori i ri i Policisë së Shtetit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
I vlerësuar nga qeveria amerikane/ Kush është Gledis Nano, drejtori i ri i Policisë së Shtetit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Gledis Nano është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas dorëheqjes së Ardi Veliut.

Emërimi erdhi pas propozimit nga ministri i  Brendshëm, Bledi Çuçi.

Më pas urdhëri u miratua nga Këshilli i Ministrave, me firmë nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj, pasi Edi Rama ndodhet në Slloveni.

Gledis Nano është oficer karriere në Policinë e Shtetit prej më shumë se një dekade.Gledis Nano ka mbajtur për një kohë të gjatë detyrën e drejtorit në Drejtorinë e Antiterrorit, në Policinë e Shtetit. Ai u emërua në këtë detyrë në 17 shkurt 2016, pas një pune të gjatë dhe eksperience 17-vjeçare si pjesë e Policisë së Shtetit.

Gjatë të gjithë karrierës Nano ka kryer detyra të ndryshme në polici ku ka pasur rezultate në zbulimin e ngjarjeve të rëndësishme.

Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes se “Imameve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithë rajonin.

Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit një muaj më parë të diplomatëve iranian nga Shqipëria.

Gjithashtu, Gledis Nano ka udhëhequr operacionin për të nxjerrë nga Kampi Al Hol në Siri, shtetasit shqiptarë që mbaheshin aty, mes të cilëve edhe Alvi Berishën. Ndërsa në gusht të këtij viti, Gledis Nano ishte sërish protagonist i riatdhesimit të grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi famëkeq.

Gledis Nano, ka qenë një nga emrat më kyç të operacioneve të riatdhesimit të shqiptarëve në kampet e ferrit në Siri. Ai ka marrë certifikatë vlerësimi për kontributin e dhënë në luftën kundër terrorizmit global, e ndërsa për punën e tij në këto operacione të rëndësishme është vlerësuar edhe nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në certifikatën e dorëzuar shkruhet “Për partneritetin e jashtëzakonshëm dhe dedikimin në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Tiranë Shqipëri, dhe përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit. Vendosmëria juaj dhe përkushtimi në luftën kundër terrorizmit ka sjellë kredite të mëdha e të shtuara tek vetja juaj edhe për Drejtorinë e Antiterrorit dhe Policinë e Shtetit”.

Ai ka qenë në “garë” për këtë post të rëndësishëm përballë Edmond Rizaj, drejtorit të hetimit të krimit, por në fund Çuçi i çoi si propozim Këshillit të Ministrave emrin e Nanos.

Ditën e djeshme, Veliu i dorëzoi Kryeministrit Edi Rama letrën e dorëheqjes, ku shkruante se do i përkushtohej më shumë familjes. Kjo dorëheqje erdhi 10 ditë para përfundimit të afatit 100 ditor që kryeministri Edi Rama kishte vënë për riorganizimin e Policisë së Shtetit.

Kush është ish-kreu i Anti-Terrorit, Gledis Nano që emërohet

Pas

“Babai i Sabrinës më kërkonte foto të ne të dyve nudo” I mori jetën ish-gruas, Elton Metaj trondit me deklaratën

Para

Si ndikojnë filmat tek emocionet tona? Ja çfarë thonë psikologët

Para
Si ndikojnë filmat tek emocionet tona? Ja çfarë thonë psikologët

Si ndikojnë filmat tek emocionet tona? Ja çfarë thonë psikologët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar