• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kryemadhi: Ballkani i hapur, është i shqyer

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Kryemadhi: Ballkani i hapur, është i shqyer
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë seancës maratonë ka përshëndetur 12 gratë ministre në qeverinë Rama 3.

Ajo tha se programi qeverisës i prezantuar nga Rama nuk kishte asgjë, si për 300 mijë vendet e punës, shëndetësinë falas apo qytetarët që ikin.

”Akoma nuk shikoj në programin e qeverisë nëse flitet dicka për 300 mijë vendet e punës sepse shikoj të rinj që ikin, nuk shikoj shëndetësinë falas, në fakt janë vaksinat falas por nuk ka qenë falas shërbimi i të sëmurëve me covid që kap vlerën mbi 150 milionë euro dhe nëse kjo shumë nuk do të ishte përdorur nga xhepat e qytetarëve shqiptarë do të ishte një mundësi shumë e madhe për të krijuar vende të reja pune.
Kryemadhi: Përshëndes 12 gratë në qeveri, ata janë shtylla kurrizore e Shqipërisë, meritojnë të jenë luftëtare”- tha Kryemadhi.

Po ashtu Kryemadhi ka theksuar se Ballkani i Hapur është thjesht Ballkani i shqyer dhe qeveria duhet të sqarojë se çfarë përfiton Shqipëria nga kjo nismë.

”Zgjedhjet që kaluam na përballën me të pamundurën. Shumë kolegë i përmendën këtu por do dëshiroja që t’i kishin denoncuar të gjitha problematikat që ngritën. Që me shitblerjen e votës, që me ndihmën ekonomike, që me legalizimet, që me hipotekat, që me koncesionet, duke filluar nga Porti i Durrësit dhe duke vazhduar edhemë tej me hidrocentralin e Skavicës.
Do dëshiroja të shikoja se çfarë ndodh me opozitën? Dhe në fakt ndoshta mua nuk më takon kjo pyetje. Por përkundrazi më takon që të marr disa përgjegjësi të tjera. Në radhë të parë, për t’ju uruar grave të qeverisë, që janë 12 gra detyrën. Po për të mos qenë kukulla dhe instrument, thjesht firmosës të koncesioneve që ndahen midis njëri tjetrit.

Gratë në jetën dhe familjen e shqiptarve janë shtylla kurrizore e Shqipërisë. Janë ato që i bëjnë shtëpinë dhe familjet tona të lumtura. Janë gratë ato që rrisin me dashuri fëmijët dhe i mësojnë sesi të duan vendin. Është shumë e rëndësishme që gratë e qeverisë shqiptare të jenë gra me dinjitet, me integritet të kenë personalitetin dhe të bëjnë krenare të gjitha gratë e Shqipërisë. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria nuk ka nevojë për kukulla, qofshin gra apo burra. Sot më shumë se kurrë shqipëria ka nevojë për njerëz të vërtetë.

Sepse grate kanë mundësi të ngrihen për të luftuar për fëmijët e tyre, sepse ndoshta akoma tranzicioni politik nuk i ka lënë hapësirë që të këtë demokraci të vërtetë, asaj së cilës ne i kemi besuar disa dekada më parë.
Në fakt është folur në program për atdhedashurinë, dhe u fol shumë sot dhe për Ballkanin e Hapur por do të thoja që nuk është gjë tjetër por vetëm Ballkani i shqyer. Dhe duke qenë se kemi një Minister Finance grua do doja të dija se çfarë përfiton Shqipëria nga ballkani hapur, nuk më intereson çfarë fiton Serbia apo Maqedonia. Sot shikoj nga mazhoranca që flasin me zell të madh për Ballkanin e Hapur. Ndoshta nuk na duhen më juristë, por ekonomisë, pikërisht se çfarë përfitojmë nga kjo marrëveshje për Ballkanin e Hapur.

“Pronarët mbretërojnë ose sundojnë, nuk qeverisin”, – ka thënë Xhuzepe Garibaldi.
Për fat të keq, Shqipëria është shembulli më tipik i një vendi që sundohet dhe nuk qeveriset. Sundohet nga një grup oligarkësh, të cilët ditën pinë kafe në zyrën e kryeministrit dhe natën trokasin gotat e shampanjës duke ndarë pasuritë e shqiptarëve.
Faleminderit!”- tha Kryemadhi.

Pas

Video/ Basha shkrihet së qeshuri në Kuvend, shkak bëhet fjalimi i deputetit të PD-së

Para

Shembja e galerisë në Bulqizë, minatori i bllokuar prej 48 orësh

Para
Shembja e galerisë në Bulqizë, minatori i bllokuar prej 48 orësh

Shembja e galerisë në Bulqizë, minatori i bllokuar prej 48 orësh

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

nga Fast News
10:00 | 19/09/2025
0

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

nga Fast News
09:30 | 19/09/2025
0

Recent News

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

10:30 | 19/09/2025
BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

10:30 | 19/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar