Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin Infektiv ka mbërritur një urgjencë e papritur.
Në orën 04:00, një vajzë 16-vjeçare e prekur nga Covid ka mbërritur në gjendje të rënduar. Mësohet se adoleshentja nuk ka asnjë sëmundje bashkëshoqëruese dhe prej ditësh ishte prekur nga Covid-19. Fillimisht vajza kishte qëndruar në shtëpi mirëpo mbrëmjen e djeshme gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar.
Situata në Spitalin Infektiv është tepër e rënduar si pasojë e fluksit të rënduar të pacientëve, teksa familjarët presin me orë të tëra jashtë për të marrë informacion për gjendjen e të sëmurëve. Familjarët shprehen tepër të indinjuar.
“Kemi 3 ditë që nuk kam folur me burrin është në spital, kam folur vetëm me mjekët. Të dy ishim të vaksinuar me dy dozat e “CoronaVac”. Nuk kam qënë as vetë mirë kam 3 ditë e sëmurë jam”, thotë një qytetarë e moshuar.
“Rrimë presim këtu jashtë dhe nuk na japin përgjigje. E kemi sjellë mbrëmë me spital, mjeku nuk na lë të komunikojmë. Jemi njerëz duhet të komunikojmë doktorët duhet të jenë korrekt. Familjari që u infektua ishte i vaksinuars me të dy dozat. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje, e futën brenda dhe nuk na thonë asgjë”, u shpreh një qytetar.